Fuga i vërsulet Ramës: Tani do të na mbajë me bukë turku, se betoni, kullat, pllakat nuk mbillen

Premte, 20 Mars 2020 15:01

Akademiku Artan Fuga ka reaguar nga qeverisë dhe deklaratës së fundit të kreut të saj Edi Rama për ndihmën që pret t’i vijë nga Turqia në rast se të vështirësive të shkaktuar nga pandemia, duke thënë se ka ardhur koha t’i vënë gishtin kokës dhe t’i përkushtohet asaj që jep prodhim, bujqësisë, e jo ndërtimeve e betonit.
“Çfarë?! Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të kemi zi buke?!- Kështu tha zoti kryeministër?! Do të na mbajë me bukë turku?! – shkroi Fuga në Fb. -Çfarë iluzioni!
Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë! Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.
Është koha t'u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë! Urgjent! Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijërakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!
Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet.
Dikur budallalliku që malet t'i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane! Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!
Mos të presim duke thënë: Po u përmbys bota... bukën do të na e japë ky apo ai.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...