ANALIZA/ Kur do mbarojë pandemia? BBC: Bota me ‘qytete fantazma’, edhe nëse numri i të prekurve ulet në tre muajt e ardhshëm, do duhen…

Premte, 20 Mars 2020 16:01

Ashtu si qepenat ulen dhe dritat fiken, e gjithë bota duket sikur ka “ulur perden” dhe “është mbyllur”, nga pandemia e rrezikshme e COVID-19.

Në vendet që dikur shihje ngutjen e qytetarëve dhe ritmin e jetës së përditshme, sot sheh “qytete fantazmë”.

Vendet po aplikojnë kufizime masive në jetën tonë, nga mbylljet e shkollave deri tek ndalimet për udhëtime dhe madje daljet me orar nga shtëpia, si në Shqipëri.

Është një reagim i pashembullt global për një sëmundje. Por kur do të përfundojë dhe kur do të jemi në gjendje të vazhdojmë me jetën tonë të dikurshme, që edhe pse ka pak javë që “ka ndalur”, na duket shumë e largët tashmë?

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se ai beson që Mbretëria e Bashkuar mund të “ndërrojë drejtimin e valës” së shpërthimit brenda 12 javëve të ardhshme dhe vendi mund ta shporrë koronavirusin.

BBC shkruan se edhe nëse numri i të prekurve nga virusi fillon të bjerë në tre muajt e ardhshëm, atëherë do të jemi akoma shumë larg përfundimit.

Mund të duhet një kohë e gjatë që të jemi jashtë saj përfundimisht, ndoshta vite.

Është e qartë se strategjia aktuale e izolimit të pjesës më të madhe të shoqërisë nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë. Dëmi social dhe ekonomik do të ishte katastrofik.

Ajo që vendet kanë nevojë është një “strategji dalje” – një mënyrë për të hequr kufizimet dhe për t’u rikthyer në normalitet.

Por koronavirusi nuk do të zhduket.

Nëse hiqen kufizimet që frenojnë përhapjen e virusit, atëherë rastet e të infektuarve në mënyrë të pashmangshme do të rriten.

“Ne kemi një problem të madh në atë që është strategjia e daljes dhe si do të dalim nga kjo”, thotë Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh.

Hulumtimi për vaksinat po zhvillohet me një shpejtësi të paparë, por nuk ka garanci se do të jetë i suksesshëm dhe do të kërkojë imunizim në një shkallë globale.

Supozimi më i mirë është që një vaksinë mund të jetë akoma 12-18 muaj larg nëse gjithçka shkon mirë. Kjo është një kohë e gjatë për të pritur kur tani po përballemi me kufizime të pashembullta shoqërore dhe të papara ndonjëherë gjatë kohës së paqes.

“Të presësh një vaksinë nuk duhet të quhet me emrin strategji, kjo nuk është një strategji,” i tha BBC-së Profesor Woolhouse.

Imuniteti natyror – të paktën dy vjet larg

Strategjia afatshkurtër e Mbretërisë së Bashkuar është që të pakësojë rastet e të infektuarve sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve, kur të mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv, atëherë shifrat e vdekjeve do rriten.

Sapo të ulet numri i rasteve, mund të hiqen disa masa kufizuese për një farë kohe, derisa rastet e te prekurve të rriten dhe të nevojitet një tjetër fazë kufizimesh.

Por kjo mund të jetë e pasigurt. Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, tha se “vendosja e afateve absolute nuk është e mundur”.

Kjo, pa dashje, të çojë në infektimin e gjithnjë e më shumë njerëzve.

Por kjo mund të zgjasë me vite, sipas Prof Neil Ferguson nga Imperial College London:

“Ne po flasim për uljen e infektimit në një nivel ku, shpresojmë se, vetëm një pjesë shumë e vogël e vendit do të preket. Pra, përfundimisht, nëse do ta mendonim këtë për dy vjet plus, mbase një pjesë e mjaftueshme e vendit në atë pikë mund të ishte infektuar për të dhënë njëfarë shkalle të mbrojtjes së komunitetit”. Tre janë deri tani mënyrat më të mundshme për të shpëtuar nga ky lëmsh: Vaksinimi i popullatës; mundësia që një numër i mjaftueshëm njerëzit të krijojnë imunitet përmes infektimit ose ndryshimi i përhershëm i sjelljes në një shoqëri, dhe kjo e fundit, është mjaft e vështirë./PANORAMA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...