Koronavirusi/ Mediu: Ja propozimet e PR-së për situatën e rëndë

Premte, 20 Mars 2020 17:19

Nga Fatmir Mediu

Në emër të Partisë Republikane ju ftoj të jemi të gjithëve të jeni përgjegjshëm në këtë situatë të paprecedente.

Çdo veprim i yni personal ndikon jo vetem në jetën tonë, por familjeve tona dhe mbarë shoqerisë.

Lirite që s’do i kishim lejuar kurre te prekeshin sot me te drejte janë kufizuar.

Padyshim që kjo është një luftë dhe në këtë luftë të gjithë kemi përgjegjësitë tona personale.

Duhet të dëgjojmë me vëmendje ate çka thonë mjekët, sidomos thirrja e mjekes shqiptare Selenica në Itali, e cila ishte thirrja e një njeriu që di ç’po ndodh dhe me dashuri i drejtohet gjithsejcilit, si të mbrojë veten dhe të tjerët.

Në Amerikë por dhe në BE nevoja për të shtuar testimet sipas këshillës së Drejtorit të ËHO(testim:testim:testim), është kthyer tashme një nga elementet e parë për të kontrolluar dhe minimizuar infektimin nga COVID-19. Mosmarrja e masave paraprake dhe bllokimi i eksporteve të ilaçeve dhe materialeve mjekësore nga BE, e vështirëson akoma më shumë situatën.

Prandaj komunikimi i Kryeministrit me çdo vend për ta zgjidhur këtë situate është emergjencë dhe të mos presim Planin C të Kryeministrit të bazuar në premtimet e Presidentit Erdogan (falenderime për Turqine për cdo ndihme qe ofron në keto momnete të veshtira). Cdo mardhenie personale, apo institucionale qe I sherben kesaj lufte, duhet kthyer në nje plan kombetar veprimi

Ndërkohë Qeveria duhet të ndërmarrë veprime dhe të japë zgjidhje konkrete për:

A. Krijimin e kapaciteteve të nevjoshme mjeksore për menaxhimin e situatës.

1-T’u thotë qytetarëve hapur se sa kapacitete testimi kemi dhe sa duhen. Si do të trajtohen ato që janë jashtë Tiranes dhe sidomos ata të qarqeve të tjera dhe të zonave rurale, në kushtet e rritjes së numrit të të infektuarve.

2-Të tregojë me shifra sa janë kapacietet tona spitalore për të sëmurët, sepse nëse Italia apo Amerika s’e përballon dot, sistemi ynë i dobët shëndetësor do ta ketë të pamundur nese nuk marrim masa.

3. Cilat janë angazhimet reale për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të testimeve dhe numrit të shtretërve dhe të mos bëjë deklarata për dy apo tre-fishimin e tyre, pa referuar numrin ekzistues që do të dyfishohet apo trefishohet.

4-Resipiratoret jane sot nje domosdoshmeri absolute. A ka nje studim se  sa do duhen në rastet e rritjes se pandemise?? A mundet të prokurojme shpejt dhe mundesojme blerjen e tyre dhe nje organizim rajonal të asistences mjekesore per te infektuarit qe kane nevoje??. Perqendrimi vetem në Tirane mund të sillte nje kolaps sic jane rastet në Lombardi

B. Funksionimin e zinxhirit të prodhimit, shërbimeve dhe tregtisë:

Dje Rama doli me një paketë masash ekonomike.

Mendoj se si në çdo vend tjetër qeveria duhet të veproje në çdo kohe për te ofruar mbeshtetje për biznesin, ekonomine dhe njerezit në nevoje.

Një vlerësim dhe bashkërendim i qëndrimeve ekonomike me të gjithë aktorët politikë, do t’i bënte më të vlefshme masat ekonomike, për të shmagur një krizë të thellë dhe të gjatë ekonomike në vend, duke pasur në konsiderate faktin se kjo pandemi do të zgjasë, dhe vende si Shqipëria, me prodhim fare minimal, që bazën e vet ushqimore dhe mjekesore e siguron nga importi, mund të ndodhet në situata shumë të veshtira në një kohë që qarkullimi i njerëzve është pezulluar dhe qarkullimi i mallrave është ngadalësuar kundrejt çdo parashikimi.

Zgjidhjet që kontribuojnë në lehtësimin e kësaj situate do të ishin:

1. Koordinimi me kompanitë prodhuese vendase për tu ofruar të gjitha mbeshtetjet e nevojshme fiskale në keto momente të vështira.

2. Mbështetja e kompanive eksportuese dhe negocimi me vende të ndryshme të lehtesimit të levizjes se tyre në pikat doganore duke ndenjur me dite me radhe nëper dogana pa kuptim në vende qe jane të njejtin sistem doganor sic jane vendet e BE.

3. Mbështetja financiare e bizneseve për kostot shtesë për riorganizimin e brendshëm për të përmbushur kërkesat e standarteve mjekësore për mostransmetimin e virusit midis punonjësve, dizinfektimin e ambienteve të biznesit dhe dizinfektuesit e duarve të personave që hyjnë dhe dalin në ambientet e biznesit (zyra, hotele, dyqane, supermarkete, farmaci, etj).

4. Krijimi i Partneritetit me biznesin. Bashkepunim dhe mbështetje bizneseve që kanë mundësi te ndërpresin prodhimin e zakonshëm dhe të fillojnë prodhimin e materialve dhe paisjeve mbrojtëse mjekësore dhe dezinfektuese;

5. Monitorimi dhe mbështetja e biznesit për të përmbushur standartet e kërkuara për vazhdimin e veprimtarisë së prodhimit, shërbimit dhe tregtisë.

6. Mbështetja e fermerëve për vazhdimin e punës dhe kostot e shtuara të bisznesit.

 C. Mbështetja e Qytetarëve;

1. Garantimi pagesës për të larguarit nga puna apo ato që e kanë të pamundur të punojnë për shkak të krizësës (jo më pak se paga minimale a patatueshme 30 mijë lekë në muaj)

2. Pagesa ne kohe e pensioneve;

3. Pagesa e ndihmes ekonomike dhe rritja e saj per blerjen e materialeve higjenizuese.

D. Mbështetja e Biznesit.

Paketa e ofruar nga qeveria duhet të negociohet me biznesin dhe të jetë e thjeshtë dhe e zbatuehsme për te mundësuar vazhdimin e biznesit dhe shmangur falimentimin e tyre. Ajo duhet të ofrohet në forma të ndryshme:

1. Ndihme e përkoshme financiare në formën e kredise afatshkurter për vështirësine financiare në pagesat ndaj punonjësve, furnitorëve dhe bankave.

2. Subvencionim i kredisë afat-shkurter të dhënë më parë nëse situata e izolimit do te vazhdojë gjatë. 

3. Mbeshtetja e bizneseve të vogla me kredi apo subvencione për kompensimin e humbejve nga efektet e krizes;

4. Garantimi i likuiditetit të sistemit bankar pa kosto shtesë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...