Kjo është luftë dhe ti Edvin je tradhtari më i madh i saj

Saturday, 21 Mars 2020 15:27

Nga Red Varaku

Ti tradhëtinë e ke ves dhe nëse do të mbahesh mend një ditë do të mbahesh vetëm si tradhëtar dhe i pabesë. Ti tradhtove familjen tënde, babanë tënd, gruan tënde dhe djalin tënd.

Ti tradhtove Fatos Nanon, që të ktheu nga endacak, hajdut ikonash në ministër, pa asnjë kontribut. Ti tradhtove Tiranën, të cilën e ktheve në ushqim për qentë që të sollën në pushtet.

Ti tradhtove viktimat e Gërdecit, kur firmose me gjakun e tyre ndryshimet kushtetuese të 2008. Ti tradhtove gjakun e Ziverit, Faikut, Aleksit dhe Hekuranit, vetëm për pushtet.

Ti tradhëtove këtë popull, duke e detyruar t’i puthë dorën përdhunuesve, maniakëve dhe kriminelëve.

Ti tradhëtove Kosovën dhe gjakun e derdhur për të. Ti tradhëtove ëndrrën perëndimore të shqiptarëve.

Ti po tradhëton mjekët, duke i lënë pa asnjë mbrojtje dhe duke i shpërndarë maska të skaduara. Ndërkohë, po kërkon që edhe këtë fatkeqësi ta përdorësh politikisht.

Duke shtuar panikun, ti po maksimizon konfuzionin dhe minimizon mbrojtjen, vetëm me qëllimin e ulët që ti të përfitosh sa më shumë. Ti nuk po e trajton këtë si tragjedi, por si mundësi për të larë fytyrën tënde të nxirë nga krimi dhe korrupsioni.

Jo , Edvin ! Ata që kanë dalë nuk janë tradhtarë, por janë viktima të tradhëtisë tënde prej fillimit. Sepse me vjedhjen dhe përdhunimin që ti i ke bërë pasurisë së tyre, ata nuk kanë mundësi të përballojnë edhe një ditë pa punuar.

Sepse, me keqmenaxhimin e pasurisë së tyre ti i ke lënë sot në mëshirë të fatit me vetëm 120 shtretër dhe 10 tamponë në ditë, ndërkohë vetëm për luks ke shpenzuar mbi nje miliard euro.

Ata nuk kanë dalë për t’i bërë karshillëk askujt, as nuk janë bashkëpunëtorë të armikut. Ata kanë dalë se ndjehen të pasigurtë nga masat që ke marrë ti.

Ndjehen të tradhëtuar, sepse ti nuk po bën asgjë për ta dhe i ke lënë të braktisur në mëshirë të fatit, ndërsa vetë, në vend që t’i prish kësaj beteje, je futur si miu atje në vrimën tënde në Surrel.

Jo Edvin! Nuk mund të jetë kurrë një popull tradhtar, por je ti dhe rraca e njerëzve që ti përfaqëson bash tradhtarët më të mëdhenj të këtij populli.

Modifikuar më Saturday, 21 Mars 2020 15:28
Login to post comments