Kërcënoi shqiptarët se do i dhunonte me shkopinj gome/ Rama gënjen me videon skandaloze

Saturday, 21 Mars 2020 16:23

Kryeministri Edi Rama publikoi një video skandaloze, ku policia dhunon barbarisht qytetarët. Rama thotë se videoja është bërë në Spanjë, një vend shumë i goditur nga koronavirusi.
Në fakt komentuesit e shumtë e pikasën që videoja nuk është bërë në Spanjë dhe as është bërë tani.
Ndërkohë mësohet se pamjet që Rama ka publikuar janë marrë nga një protestë e bërë në Algjeri. Gjatë kësaj proteste, policia dhunoi barbarisht protestuesit.
Kurse kryeministri i shqiptarëve i kërcënon me dhunë shqiptarët, duke shitur një gënjeshtër.

Login to post comments