Shehu: Shërimi i dy pacientëve me COVID-19 lajm i bukur, por aspak eufori .....

Saturday, 21 Mars 2020 18:42

Ish-ministri i Shendetesise, Tritan Shehu e ka cilësuar si një lajm të gëzueshëm, shërimin e dy pacientëve të parë me koronavirus, por ka kërkuar gjithashtu përgjegjshmëri për të menaxhuar këtë moment.
'Dy pacientë me Coronavirus u shëruan në Tiranë!
Jo vetëm një lajm i gëzueshem ky, më shumë tingëllon si një mesazh optimizmi për të dalë edhe nga paniku i shpeshtë dhe i justifikuar në këtë periudhë.
Një mesazh që tregon se kjo e keqe mund të mposhtet.
Përshëndetjet më të mira kolegëve, infermierëve, të gjithë atyre që janë të involvuar në linjat e para të kësaj beteje, për të cilët duhet të kujdesemi fort, fort,fort...
Por aspak eufori dhe pa përgjegjëshmëri mbas kësaj ngjarje të bukur.
Dhe kjo vlen për të gjithë, për qytetarët që të respektojnë katërcipërisht rregullat e përcaktuara, për drejtuesit e sistemit tonë shendetësor me plot probleme, por që kjo situatë deri diku e “qetë” duhet tí bëjë edhe më aktive për të plotësuar sa më shumë prej boshllëqëve që kemi.
Kjo perpjekje sapo ka filluar, por siç treguan edhe këto dy raste mund e do të fitohet, gjë për të cilën duhet mobilizim, strategji e qartë, bashkëpunim i gjerë, financime të përshtatëshëme etj.'

 

Login to post comments