Dhuna barbare mbi qytetarët/ Rama nuk e heq videon skandaloze: I qëndroj

Saturday, 21 Mars 2020 18:51

Edi Rama ka pranuar se ka mashtruar me videon ‘spanjolle’ të hedhur në Facebook e tij, por nga ana tjetër shprehet se nuk do t’i heqë pamjet skandaloze.
Videoja e filmuar në Algjeri tregon dhunën e policisë ndaj qytetarëve, të cilët po protestonin kundër pushtetit dhe është filmuar muaj më parë.
Ndërsa Rama doli gënjeshtar dhe mashtrues, ai nuk ka pranuar që të tërhiqet nga e vetja.
‘Por, duke qenë se as ‘qytetari’ në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!’, shkruan Rama në Facebook, duke thënë se edhe ai do të dhunojë qytetarët e tij.

 

Login to post comments