“Debate në kohë pandemie”, DW analizon krizën politike në Kosovë, ç’po ndodh me përplasjen Thaçi-Kurti

Hënë, 30 Mars 2020 18:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rënies së qeverisë Kurti, preferon qeveri gjithpërfshirëse. Kryeministri në detyrë, kërkon të caktohet data e zgjedhjeve të reja, pas pandemisë.

Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë dhe numri i personave të infektuar me Covid-19 ka arritur në 94, skena politike vazhdon përplasjet se si duhet vepruar pas mosbesimit të qeverisë së Albin Kurtit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se “vendi ka nevojë për një qeveri të stabilitetit, unitetit dhe të jetë gjithëpërfshirëse”, deklarim ky që po kundërshtohet ashpër nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili thotë se Presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve të reja.

Presidenti Thaçi, takoi të hënën ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe drejtuesen e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, të cilët i informoi për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të qeverisë së Kosovës javën e kaluar. “Ambasadorët i informova se gjatë kësaj jave do t’i filloj konsultimet me të gjitha partitë parlamentare për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre, se cila rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik”, shkroi Presidenti Thaçi.

Vetëvendosja kundërshton

Paralajmërimet e Presidentit për konsulta me partitë politike për formimin e qeverisë së re, po kundërshtohen nga Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë. Ky subjekt politik përpjekjet e Presidentit për qeveri të re po i quan ”përpjekje jo kushtetuese”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një postim në profilin e tij social shkroi se “Presidenti para se të kërkojë emrin e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ai duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve pas pandemisë së coronavirusit”.

“Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, nuk kemi garuar, se kush do të bëhet kryetar komisioni parlamentar, shef grupi apo kryetar Kuvendi. Partitë kanë garuar me programe qeverisëse dhe me kandidatë për kryeministra. Kontrata legjitimuese me popullin është ndërprerë dhe duhet të rikthehemi tek ai. Porsa të mbarojë pandemia Covid-19, të cilën duhet ta luftojmë të gjithë bashkë duke mbështetur dhe ndihmuar e jo duke penguar a sabotuar qeverinë në detyrë ne duhet të zbresim te populli si burim sovraniteti, për zgjedhje të reja, të lira e demokratike”, shkroi Kurti.

Vetëvendosja kërkon zgjedhje të reja

Kushtetuta e Kosovës parasheh që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”. Por, po ashtu sipas Kushtetutës, “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Lëvizja Vetëvendosje parti, të cilën e udhëheq Albin Kurti në një komunikatë për medie, thotë se deklarata e presidentit Thaçi për qeveri të re gjithpërfshirëse “është jokushtetuese” dhe se vendi pas pandemisë së koronavirusit duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke ia rikujtuar Presidentit nenin 82 të kushtetutës.

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, referuar nenit 82, ku flitet për shpërndarjen e Kuvendit, pika 2 e tij, thekson që presidenti mund të shpërndajë Kuvendin pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit. Më tutje ne kemi tashmë dy dekrete, atë të vitit 2010 dhe atë të vitit 2017, ku të dy presidentët në vitet e cekura, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, kanë shpërndarë Kuvendin, tashmë ka precedent dhe është shndërruar në normë”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosje.

Presidenti i Kosovës akoma nuk ka filluar konsultimet me partitë politike për krijimin e qeverisë së re, ndërsa, që nga rënja e qeverisë Kurti, në medie po vazhdon debati ndër njohësit e kushtetutës, se kush mund të këtë të drejtë, Presidenti apo kryeministri. Vigan Qorroli, njohës i kushtetutës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, në një editorial të tij, thotë se “Debati aktual në Kosovë se kush ka të drejtë, presidenti apo kryeministri, është i drejtuar keq.

“Secila kushtetutë e ka domosdoshmërisht një kuptim para interpretimit të saj. Kuptimi i interpretimit kushtetues bazohet në polemikën e përjetshme mes juristëve: A duhet interpretimi i një kushtetute të bazohet në “germën/shkronjën” apo në “frymën” e saj? Teoria kushtetuese dhe identiteti kushtetues kosovar, i pranojnë që të dyja, edhe germën edhe frymën kushtetuese. Germa është interpretuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saj meritore, ndërsa fryma duhet të kuptohet si tërësia normative e saj dhe jo interpretimet paushalle mbi disa nene të caktuara”, shkruan Vigan Qorroli.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me partner koalicioni Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) mundi të funksionojë vetëm 50 ditë. Pas mocionit të mosbesimit të inicuar nga LDK, qeveria Kurti u rrëzua në parlament me 82 vota pro. /DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...