SKANDALI/ Mjekët dhe infermierët që u dërguan në Itali s'mund të punojnë. Ja arsyeja

Hënë, 30 Mars 2020 18:18

Pas stuhisë del dielli, por pas propagandës së qeverisë ka gjithmonë skandale.

Vazhdon të bëjë bujë dërgimi nga Shqipëria drejt Italisë i një grupi prej 30 mjekësh dhe infermierësh, të cilët do të ndihmojnë kolegët italianë në përballimin e situatës së rënduar me COVID-19.

Ata kanë mbërritur tashmë në Brescia, një ndër zonat më të nxehta të pandemisë, por ata nuk janë ende në gjendje të fillojnë punë menjëherë.

Pse?

Grupi i dërguar nga Tirana ka shkuar në Itali pa asnjë dokument që tregon arsimimin dhe specialitetin e tyre, ndaj Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj do ti fusë në një provim për të kuptuar se ku mund të punojnë, përcjell Syri.net

"Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se në çfarë sektori do drejtohen", shprehet për "La Repubblica", menaxheri i përgjithshëm i spitalit civil në Brescia, Gianmarco Trivelli.

"Shqiptarët mezi presin të hyjnë në punë menjëherë dhe tashmë kanë vizituar Spitalet Civile dhe shprehen të gatshëm për të ndihmuar. Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe tregojnë se “kjo përvojë do të na shërbejë sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri do të kemi përvojën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Brescia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar”, shtoi ai.

https://milano.repubblica.it/cronaca/2020/03/30/news/coronavirus_lombardia_i_medici_albanesi_a_brescia_il_direttore_generale_degli_spedali_civili_dobbiamo_valutare_le_loro_c-252690314/?refresh_ce

  
Modifikuar më Hënë, 30 Mars 2020 18:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...