“Situata nga COVID ka paralizuar ekonominë e familjeve shqiptare”, ish-deputeti i PD-së thirrje bashkive: Rishikoni taksat!

E mërkurë, 01 Prill 2020 12:18

Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi vjen me një thirrje për Bashkinë e Fierit dhe jo vetëm, ndërsa i ka parashtruar disa kërkesa për t’u pasur parasysh në këto kohë kur vendi po përballet me COVID-19.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Baçi thekson se situata shumë e vështirë dhe e jashtë zakonshme e krijuar ka çuar në paralizim të ekonomisë të familjeve shqiptare, ndërsa shtoi se ata duhet të përjashtohen nga disa taksa.
MESAZHI I BAÇIT
Thirrje drejtuar Bashkise Fier dhe kryetarit te emeruar te saj Armando Subashi.
E vlefshme per te gjitha Bashkite dhe kryetaret e emeruar te 30 Qershorit 2019.
Situata shume e veshtire dhe e jashte zakonshme e krijuar, nga pandemia e COVID -19 ka çuar ne paralizim te ekonomise te familjeve shqiptare , paralizim te bizneseve dhe prag falimentimiaret e emeruar te bashkive, duke qene se keshillat bashkiak i kane nje partiak, te gjithe rilindas dhe pa asnje ide, apo mendim ndryshe e kane shume te lehte per ta marre vendimin qe nga zyra, per te rishikuar qasjen me taksat dhe tarifat, per bizneset dhe qytetaret.
Gjithashtu ti kerkojne qeverrise se tyre, te rishikoje ato taksa, qe nuk jane kompetence e tyre por duan nderhyrjen e qeverrise se tyre.
Eshte e mundur dhe duhet te behet:
1) Te falet tarifa e sherbimeve publike, per te gjithe qytetaret pa perjashtim.
Eshte kompetence e KB,( qe eshte formal ) dhe Kryetari e ka ne dore ta beje menjehere.
2) Te ule menjehere, taksen e nderteses dhe te truallit me 30%, eshte kompetence e tyre
3) Te shtyhet afati i pagesave, per taksat dhe tarifat vendore, per ne fund te vitit 2020, pasi afati ligjor eshte ne 30 Prill, te ketij viti, gje qe eshte e pamundur per tu paguar dhe gjate kesaj kohe, bashkite ti propozojne qeverrise, pergjysmimin e ketyre pagesave dhe berjen fakt te kryer, pasi bizneset jane ne prag falimenti.
4)Te rritet fondi i emergjencave ne bashki, mase shume e domozdoshme, per situatat qe po kalojme, duke pasur parasysh qe shume familje e kane te domozdoshme nderhyrjen urgjente per situata tejet te veshtira dhe domosdoshmerine e ndihmes nga bashkia.
Bashkia Fier si imituese dhe kopjuese e mire nen shembullin e Bashkise Tirane ka vendosur edhe nje taksa ekstra per qytetaret Fierak, “taksa e shkolles” e quajne dhe kane vite, qe e marrin nga xhepat e qytetareve te Fierit dhe pa dhene info, se ku e çojne, ne fakte dihet ne xhepat e tyre.
Merrni keto masa, jane ne te mire te qytetareve dhe shume te domosdoshme per mbijetesen e tyre, situatat jane shume te veshtira.
Ndergjegjsohuni behuni te pergjegjshem, neser do te jete vone dhe pergjegjesia juaj para qytetareve do te jete e rende dhe e pajustifikueshme

Login to post comments