Vazhdojnë ofertat në adresë të kryeministrit Edi Rama pas sondazhit në Report TV.
Pas interesimit të madh që treguan italianët, britanikët dhe amerikanët për ta patur si liderin e tyre në të ardhmen, së fundmi një tjetër ofertë vjen nga një ishull i largët, nga Madagaskari.
Lajmin e jep aktori i humorit Julian Deda përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas aktorit, lajmi është përhapur me shpejtësi në ishull çka ka mbyllur prej 4 ditësh në shtëpi kryeministrin aktual Christuan Louis Ntsay, raporton Syri.net.
"Jo vetëm italianët. Flitet se sipas një sondazhi të bërë së fundmi në Madagaskar, rezulton se 73% e madagaskaristëve duan Edi Ramën si liderin e tyre. Ata kanë shprehur dëshirën që Edi të shpërngulet në ishull dhe të emërohet menjëherë si kryemadagaskarist. Kjo e ka mërzitur pa masë kryeministrin aktual Christuan Louis Ntsay, i cili ka 4 ditë që nuk del nga shtëpia", shkruan Deda në postimin e tij.
Sipas sondazhit të publikuar pak ditë më parë në Report TV,
62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama si lider politik. rama mban vendin e dyte, pas kryeministrit Conte me një diferencë shumë të vogël prej 4.5%.
Ndërkohë, nuk duhet harruar edhe fakti tjetër që, kryeministri ynë ka lënë pas edhe emra të tjerë të njohur të politikës botërore si: Putin, Macron apo Berlusconi.../A.R, Syri.net