15 vite burg kush thyen karantinën/ Avokati: Presion ndaj qytetarëve, kur të hyjë në fuqi do ketë përfunduar pandemia

E Enjte, 09 Prill 2020 17:19

Ashtu siç e ka paralajmëruar gjithë këto ditët e fundit kryeministri Edi Rama, ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat e vendosura gjatë situatës së pandemisë, do të sanksionohen në kodin penal.

Tashmë për të gjithë personat parashikohen dënime me burg, edhe deri në 15 vite, kur nga thyerja e rregullave të karantinës shkaktohet vdekja e personave të tjerë.

Po avokati Ledio Braho arsyeton se këto ndryshime kanë një sërë problematikash, ndërkohë që shton se debati për miratimin e këtyre ndryshimeve mund të zgjasë dhe deri nga koha që të hyjnë në fuqi do të ketë mbaruar gjendja e jashtëzakonshme. 

Një problem tjetër që shton avokati Braho ka të bëjë me faktin e përcaktimit të shkakut të vdekjes së personit, pasi nuk bëhet autopsia se personit që ka ndërruar jetë.
“Urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë botuar në Fletoren zyrtare që të marrin fuqi duhet të botohen në fletoren zyrtare përderisa nuk janë botuar në fletoren zyrtare këto nuk kanë fuqi.

Ka një parashikim deri 15 burg, kjo përafrohet me vrasjen me dashje nga 15-20 vite burg. Nuk është e qartë, pasi nuk kanë parashikuar asnjë nga elementët e veprës penale. Në momentin që themi ana subjektive, do të themi se këto vepra kryhen me dashje apo jo. Dalja nga karantina mund të kryhet nga personi, por nëse infekton dikë kjo nuk bëhet me dashje. Këtu pasojat vijnë nga pakujdesia. Kodi penal vrasjen nga pakujdesia e dënon me gjobë ose deri në 5 vjet.

Ka shfuqizuar vendimin, ligjvënësi propozon një dënim antikushtetutes. Ka një sërë problematikash. Edhe sa i përket iniciativës, duhet të ndjekë procedurën paralamentare normale. Do të kemi parasysh debatin që do të vijojë, kohën që duhet për ta miratuar dekreti do ti shkojë Kuvendit, më tej do të duhet sërish kohë dhe më tej do të hy në fuqi pas 15 ditësh. Bëhet fjalë më shumë se dy muaj nuk besoj se do të ketë më masa të tilla. Duket një ndryshim që nuk ka ndodhur askund deri tani.

Nuk bëhet autopsia e personave që ndërrojnë jetë dhe kjo ka nxitur një debat shumë të madh në lidhje me vërtetimin nëse vdekja ka ardhur nga koronavirusi apo jo. Nuk vërteton dot shkakun nga ka ardhur vdekja e personit dhe kjo hedh dritë mbi këto vepra penale.

Kur të hyjnë ndryshimet në fuqi, nuk do të ketë më gjendje të fatkeqësisë natyrore. Janë ndryshime që bëhen për të ushtruar presion ndaj qytetarëve që do të dënoheni. Elementi kohë e ka të pamundur që të zbatohen.”– tha Braho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...