”Subvenciono pagesat e studentëve”, Kërpaçi: 1 muaj nga propozimi ynë, qeveria asnjë reagim

Hënë, 13 Prill 2020 16:40

Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi i ka kujtuar qeverisë propozimin e LSI për subvencionimin e pagesave të palikujduara të studentëve për vitin 2019- 2020 që e ka bërë rreth 1 muaj më parë, që nga fillimi i epidemisë COVID- 19 në Shqipëri.

Kërpaçi thotë se qeveria prej 1 muaji nuk ka bërë asnjë reagim për këtë propozim kurse familjet e studentëve në këto kushte nuk mund të përballojnë pagimin e tarifës.

Po ashtu ajo i bën thirrje qeverisë të mbështetë sot studentët pasi nesër do të jetë shumë vonë.

STATUSI I FLOIDA KËRPAÇIT

Propozimi ynë për studentët! Zero reagim nga qeveria!

‼Subvencionim të të gjithë pagesave, të palikujdura të studentëve si detyrime për vitin akademik 2019 – 2020.

1 muaj dhe asnjë reagim nga qeveria për studentët duke dëshmuar edhe njëherë shpërfilljen që kanë për të mbështetur të rinjtë!

Nisur nga situata me Covid-19, studentët nuk duhen ngarkuar me detyrimin për të paguar detyrimet e mbetura të vitit universitar.

Në kushtet e izolimit, familjet e studentëve gjenden në kushtet e pamundësisë së përmbushjes së detyrimeve për shkak të gjendjes ekonomike.

Mijëra studentë ishin të detyruar të punonin për të përballuar pagesat e larta të shkollës ndërsa tani janë pa punë, në izolim dhe pa asnjë mundësi për të përballuar pagimin e tarifës.

Ato para do u duhen familjeve të tyre për të përballuar koston e vazhdimit të izolimit përfshirë dhe faturat e rritura si drita, ujë, të cilat shteti nuk i subvencionon.

Të rinjtë duhen mbështetur sot, nesër do të jetë shumë vonë!
Subvenciono pagesat e studentëve!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...