Dy paketat e ndihmës 2,87% e buxhetit/ 'Sakrifica' shumë e vogël e qeverisë

Tuesday, 14 Prill 2020 23:05

Të gjithë atyre që nuk marrin vesh nga shifrat, me siguri u ka bërë përshtypje se gjatë prezantimit të paketës të dytë të ndihmës, kryeministri i vendit foli ose me lekë të vjetra ose me dollarë. Pra edhe në mënyrë subjektive Edi Rama tregoi se qe i ndërgjegjshëm që shuma qe e vogël dhe ajo duhej fryrë me anë të gjuhës. 

Në total, me të dy paketat, qeveria ka dhënë fare pak më pak se 150 milionë euro (kryesisht paga të atyre që kanë mbetur pa punë dhe ndihmë për njerëz në nevojë). Kjo shumë është sa 2, 87% e buxhetit të shtetit gjë që flet për një ‘sakrificë” të vogël nga ana e qeverisë.

 

“Sa për një ide krahasuese, fondi i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes (pa rrogat) këtë vit është 50 miliardë lekë, pra mbi tre herë më i lartë se fondi për krizën e koronavirusit” thotë Neritan Sejamini në Exit.al.

 
 

Edhe sipas Gjergj Erebarës të Reporter.al, rritja e difiçitit të Shqipërisë është shumë më e vogël sa ajo që po bëjnë shumë vende që e kanë rritur borxhin e tyre deri në 10%-15% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto (ndërsa me 144 milionë euro të akorduar nga dy paketat ne jemi ende në 0,97% të GDP) . 

 

Një tjetër tregues i “sakrificës” që po bën qeveria duket edhe në raportin e parave të shpërndara për shqiptarët në raport me sa të ardhura janë marrë vetëm këto kohë nga organizmat ndërkombëtarë. Në ditët e fundit janë marrë 174 milionë euro borxh nga FMN-ja për koronavirusin dhe €50 milionë dhuratë nga BE-ja. Pra llogaria është e thjeshtë: qeveria ka marrë nha jashtë shumë më tepër se sa ka shpërndarë për njerëzit në hall.

Pra, duket qartë se tani për tani, pavarësisht mburrjeve dhe tendencës për të folur me lekë të vjetra qeveria po hedh para me pikatore. Kjo mund të ketë arsyet e saj. FMN parashikoi këtë fillim jave një rritje ekonomike me -5%. Në këto kushte buxheti i shtetit parashikohet të ketë një gropë të madhe në vjeljen e të ardhurave dhe kjo mund të jetë ajo që po frikson qeverinë. Rruga tjetër është një politikë e grabuar, që do të sigurojë mbijetesën e njerzve por që kur të përfundojë kriza riskon të lërë një një lëngatë të gjatë ekonominë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...