'Posedimi i pasurive të konfiskuara' dhe 'Masat për Karantinën'/ Avokati i Popullit kundërshton propozimet e qeverisë Rama

Tuesday, 14 Prill 2020 23:12

Avokati i Popullit ka kundërshtuar disa nga propozimet e qeverisë lidhur mbi disa shtesa në ligjet për “Posedimin e pasurive për të cilat është vendosur konfiskimi”, “Dhuna në familje”, “Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore” dhe “Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive”

Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur me propozimet për ndryshime në disa dispozita të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si edhe me propozimet për amendamente në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në këtë kuadër, i kemi paraqitur Kuvendit të Republikës së Shqipërisë opinionin zyrtar lidhur me ndryshimet e propozuara.

 

Përmes një analize të dispozitave kushtetuese lidhur me ndryshimin e legjislacionit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, si edhe në përputhje me udhëzimet e organizatave ndërkombëtare për këtë çështje, pasi kemi analizuar propozimet për ndryshime në legjislacionin penal, sa i takon figurave të veprave penale “Posedimi i pasurive për të cilat është vendosur konfiskimi”, “Dhuna në familje”, “Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore” dhe “Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive”, shprehim mendimin tonë, përmbledhtas si vijon.
 
? Lidhur me ndryshimet e propozuara sa i takon dispozitës së nenit 287/c “Posedimi i pasurive për të cilat është vendosur konfiskimi”. Institucioni ynë vlerëson se kjo dispozitë nuk është e nevojshme të shtohet në Kodin Penal e aq me pak në kushtet e gjendjes se fatkeqësisë natyrore dhe mungesës së një diskutimi të gjërë publik mbi nevojen e saj, pasi do të krijonte kolizion dhe mosuniformitet me parimet e parashikimet e Kodit Civil.
 
? Lidhur me ndryshimet e propozuara sa i takon dispozitës së nenit 130/a “Dhuna në familje”. Avokati i Popullit, vlerëson se ndryshimet në këtë rast janë të nevojshme, por nuk mendon se ato të vetme dhe pa u bashkërenduar edhe me masa të tjera do të kenë efektin e dëshiruar. Në vlerësimin tonë, ligjvënësi nuk duhet të mjaftohet vetëm duke ashpërsuar dënimin penal për subjektet e ushtrimit të dhunës në familje, por duhet të analizohen shkaqet e dhunës në familje (që mund të jenë ekonomike, mendësia e një zone të caktuar, papunësia, gjuha e urrejtjes etj) e të shoqërohen me politika e strategji zgjidhëse. Po kështu, vlerësojmë se do të ishte me vend të përkufizoheshin më mire disa koncepte të prezantuara rishtas në këtë dispozitë dhe të rishikoheshin masat e dënimit, duke ruajtur proporcionalitetin midis veprave penale të parashikuara në këtë dispozitë, por edhe në legjislacionin penal në tërësi.
 
? Lidhur me propozimet për shtimin e dy dispozitave penale për mosbindje ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore (neni 242/1) dhe shkeljen e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive (neni 242/2). Institucioni i Avokatit të Popullit është ndalur veçanërisht në këtë çështje, e cila merr rëndësi të veçantë jo vetëm në kuadër të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi ynë, por edhe për të sqaruar qendrimin e tij lidhur me ndryshime të tilla legjislative gjatë periudhës së fakteqësisë natyrore. Opinioni i institucionit tonë bazohet në këto aspekte kryesore:

 
 


• Së pari, bazuar në parimet e veprimtarisë legjislative dhe ose ekzekutive gjatë gjendjes së marrjes së masave të jashtëzakonshme, si edhe në dispozitat e Kushtetutës së RSH janë analizuar shkeljet e procedurës legjislative më lidhje me këto propozime për ndryshime ligjore. Avokati i Popullit është i mendimit se si rregull nuk mundet që në një situate të jashtëzakonshme të prodhohen akte me karakter të përhershëm.  Në asnjë vend demokratik, gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk mundet të kete reforma themelore në sistemin ligjor me përjashtim të rasteve kur janë tërësisht të domosdoshme.
 
• Së dyti, nëpërmjet një analize të përmbajtjes së dispozitave, të akteve normative të miratuara gjatë kësaj periudhe, por edhe të situatës aktuale në sistemin penitenciar, si edhe të gjendjes ekonomike e sociale të vendit tonë, kemi argumentuar përse vlerësojmë se këto dispozita nuk duhen shtuar në Kodin Penal.
 
Si përfundim, Avokati i Popullit vlerëson faktin që draftet e propozimeve na janë dërguar për mendim, por gjykon se është e këshillueshme që të mos vijojë procesi për reforma apo ndryshime thelbësore legjsilative, dhe të minimizohet aktiviteti legjislativ në masën e domosdoshme për të adresuar gjendjen në të cilen ndodhet shteti, ndaj për këtë arsye, edhe ndryshimet në Kodin Penal duhet të bëhen mbi bazën e një diskutimi shumë të gjerë publik dhe të jenë të mirëmenduara e me një optikë afatgjatë.  
 

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...