Ish-prokurori dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi vijon betejën e tij ligjore në Gjykatën e Strasburgut.
Në një intervistë për Ora News, Muçi thotë se shkarkimi i tij nga vettingu përveç ngarkesës politike ka edhe shkelje të tjera ligjore.
Muçi: Po vazhdoj procedurat, e kam dërguar aplikimin tim në Gjykatën e Strasburgut. Kam vlerësuar që procesi përbën shkelje të pastër të të drejtave të mia, shkelje të pastër të dispozitave kushtetuese që më mbrojnë qoftë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe si ish-prokuror, jurist. Ka shkelje të pastra të nenin 6, 7 të Konventës. Sanksioni me natyrë penale është marrë pa bazë të mjaftueshme ligjore. Ka shkelje të nenin 8 dhe 13 të Konventës. Vlerësoj se motivi i shkarkimit tim ka pasur edhe ngarkesa politike përveç ngarkesave të tjera.
Raporti i Komisionit të Venecias për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese foli qartë në favor të tij, por kritika ai ka ndaj diplomatëve në vendin tonë, duke veçuar ambasadorin e BE-së.
Muçi: Në mënyrë pak surprizuese për mua kur Komisioni i Venecias nxori raportin që shqyrtoi mënyrën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shprehja e Komisionit ishte e qartë që gjithë zgjedhjet e tjera ishin antikushtetuese përveç zotit Muçi. Ajo që më ka indinjuar ka qenë qëndrimi i institucioneve ndërkombëtare. Çuditërisht përfaqësuesit e asgjencive shumë të rëndësishme në Tiranë përshëndeten zgjedhjen e të gjithë anëtarëve përveç meje.
Ndërsa Venecia thotë se të gjithë anëtarët janë zgjedhur në mënyrë antikushtetuese përveç meje.Është një situatë që askush nuk do ta dëshironte. Ambasadori i BE përshëndeti zgjedhjen e dy anëtërve të nderuar që janë sot anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk përshëndeti zgjedhjen time në momentin që unë isha anëtar i zgjedhur në respekt të çdo procedure në Shqipëri. Ndoshta ai ka pasur dijeni që unë do të shkarkohesha dhe ishte në dijeni që do shkarkohesha nga vettingu, është tjetër gjë kjo.