Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar një foto nga Tirana tani dhe Tirana para dy dekadash. Kryeministri, që i bën bardhezi fotot e të shkuarës për të bërë krahasimin, mendon se me një foto do ua mbushë mendjen qytetarëve se Tirana nuk është qytet i pajetueshëm.
Por për ironi, kjo i ngjan atyre fotove të kryebashkiakut Erion Veliaj, që mbjell një pemë dhe pastaj ngul dhjetë kulla në Tiranë.
Shihni këto dy fotokrahasime se si dukej Tirana përpara izolimit dhe se si duket tani.
Kryeqyteti është i mbushur me smog, një tym vrastar lundron mbi qytetin e mbushur me ndërtime, trafik dhe ndotje masive.
Por në këto kohë pandemie, shihni tani fotot e tjera që tregojnë sa e pastër është Tirana.
Kryeministri Edi Rama dhe më pas vartësi i tij Erion Veliaj, që kanë shkaktuar këtë masakër vrastare mbi Tiranë, duhet të mbajnë përgjegjësi. Sidomos tani në kohën e koronavirusit, kur dihet se sëmundja përhapet më shumë në ajër të ndotur. Nuk mund të shpëtojnë nga shkatërrimi i qytetit dhe jetës së qytetarëve me një foto.