'Na hape barkun'/ Manjani shpërthen ndaj Ramës: Ik tani sa je në kohë, se kur të mbarojë...

Premte, 01 May 2020 16:26

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po shfaqet para shqiptarëve si "shpëtimtari" i tyre përballë rrezikut të Koronavirusit.

Pëmes një postimi në Facebook, ku Ramën e quan "Shpëtimtari (vet)mburravec", Manjani shprehet se, "Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se ".... na shpëtoi nga virusi" pa vaksinë e pa ilaç!".

"Ik se na hape barkun! Ik se ky vend ja del edhe pa ty!", shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Shpëtimtari (vet)mburravec

E gjithë bota shkencore, politike e financiare është në ankth për gjetjen e një vaksine apo ilaçi që lufton COVID. Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se ".... na shpëtoi nga virusi" pa vaksinë e pa ilaç!!!

Madje me krenari deri në budallëk e pranon se sistemi i tij shëndetësor është "me numrin më të ulët të shtretërve", por ama Ai është shpëtimtari.

Për të qeshur e për të qarë!

Po mirë more zoti "shpëtimtar", le të themi(për një moment) rrofsh që na shpëtove, po ata që vdiqën pse i le të vdesin?! Po flasim për ato që vdiqën në spitalet e Tij, se ata që ndërruan jetë pa i telefonuar 127 nuk e merituan vemendjen e shpëtimtarit.

Nejse, kohë e humbur kjo me kundërshti llogjike ndaj vetmburrjes publike të shpëtimtarit.

Nga ana tjetër, askush nuk po i thotë "as hyp se të vrava e as zdryp se të vrava". Kot vet-viktimizohet.

Thjesht po i themi troç:

IK se na hape barkun!

Ik se ky vend ja del edhe pa ty!

Ik e merru me baltë(poçeri) se boll e bërë baltë këtë vend!

Fundja nëse e ka të nevojshme për të ushqyer narcisismin po i theni edhe "tu rrit'të ndera", po IK tani sa je në afat.

IK se kur të të mbarojë afati, do kenë mbaruar edhe fjalët...

Më në fund, ata që e mbajnë për shpëtimtar, le ta mbajnë në kornizë e ta puthin nëpër shtëpitë e tyre po të duan. Le ta dëgjojnë me zë e figurë edhe nga ERTV, për aq sa paguhen prej Tij.

Po druaj se kur të ketë ikur, do e kthejnë pllakën dhe ata...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...