“Respekt për fjalimin e Bushatit, mori riskun për karrierën politike”, Gjekmarkaj: Edhe një qiri në mes të errësirës, shpresë. Beqaj u porosit nga Rama

Premte, 01 May 2020 18:20

Analisti Agron Gjekmarkaj iu ka dhënë përgjigje disa çështjeve më të nxehta të aktualitetit, duke nisur nga pandemia e COVID-19, debatet në Kuvend, ku kryesoi fjalimi i Ditmir Bushatit, apo dhe sqarimi i Ilir Beqajt për deklaratën për uljen e pensioneve e pagave.

Në një intervistë për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Gjekmarkaj tha se ndjeu respekt për qëndrimin e Bushatit në sallën e Kuvendit, ndërsa ky i fundit sipas tij mori përsipër rriskun për karrierën e tij politike.

Teksa u ndal tek deklarata e Beqajt, tha se ish-ministri ishte porositur nga kryeministri Edi Rama që të thoshte pikërisht atë që tha dhe më pas mohoi vetveten. Mes të tjerash analisti u ndal edhe tek roli i opozitën në këtë kohë pandemie dhe qëndrimi i saj, duke shtuar se ajo ka bërë gjithçka për të qëndruar afër opinionit publik.

‘BalkanWeb’ zbardh pjesë nga intervista e Gjekmarkajt.

Dje doli vendimi se do të mbaheshin zgjedhjet për rektor dhe anëtarë senati. Si ju duket ideja që zgjedhjet vijnë në këtë kohë pandemie?
Një tjetër lajm pa kuptim. Një tendencë për të kapur universiteti në një situatë pandemie. Nuk ka kuptim që të zhvillohen zgjedhjet, në kushtet kur nuk kem mundësi që të krijosh standarde për të votuar në kushte sigurie. Ne traditën e zgjedhjeve, që prishen, që vidhen, i kemi të freskëta, si 30 qershori. Se kush janë këto burra dhe gra që marrin vendime në emër të të tjerëve, se di! Por kanë guxim e kurajo. Ato kanë tendencë të shkatërrojnë universitetin dhe ta kthejnë në çështje politike.
Në çdo moment jemi të rrezikuar, unë, kolegët e mi, studentët. Ndaj më duket absurde dhe t’i thërrasin mendjes. Na ka lënë pa fjalë ky vendim. Është atentat ndaj shëndetit publik.

Duke u ndalur tek situata në vend, si po ju duken masat e qeverisë?
Ajo që më ka bërë përshtypje në këtë kohë, ndoshta ka qenë gjëja që ka funksionuar më shumë, ka qenë bonsensi i qytetarëve. Ata i janë përgjigjur karantinës. Ajo që nuk ka funksionuar ka qenë mënyra se si është zhvilluar procesi. Ne nuk mund të jetojmë drejt një karantine përgjithmonë, pasi do të shkonim drejt falimentit. Duhet të tregohet bonsensusi që të respektojmë rregullat, radhën. Që mos të vëmë në rrezik shëndetin dhe jetën e tjetrit. Shpresoj që qeveria të bëhet më e përgjegjshme. Gjëja që e menaxhon më mirë është sistemi i propagandës Jo çdo mund të bëhet nga kryeministri i Facebook-ut, por edhe nga institucionet e tjera.

 

A po ndodh diçka brenda PS? Si i patë dje në Kuvend, deklaratat e Bushatit, për të cilin pati qëndrim edhe zoti Balla?
Në fakt nuk mendoj se ndodh një gjë e madhe në PS. E pash me respekt fjalimin e Bushatit. Pasi ai e ka marrë parasysh rriskun, që atakon politikën e qeverisë së Edi Ramës. E ka marrë parasysh rriskun që mund të ndodh në karrierën e tij politike. Ka pasur gjithmonë një zë kritik që është braktisur nga shumica, pasi kanë shkuar pas liderit. Aty e kanë ‘salduar’ dhe janë unifikuar rreth unitetit që kërkohet në këto raste. Kështu që në këtë aspekt kuptojmë që Bushati ka bërë një detyrë qytetare, një shembull se si duhet të reagohet. Tani është radha e Bushatit të jetë i vetmuar. Nganjëherë dhe më qiri në mes të errësirës, jep një funksion shprese.

Cili ka qenë qëndrimi i opozitës me situatën e COVID. Çfarë duhet të bëjë ndryshe opozita?
Sjellja e opozitës nuk ka qenë e njëtrajtshme. Ka pasur luhatjet e veta në këtë kohë pandemie. Mendoj se opozita është ngritur maksimalisht në lartësinë që e kërkon opinioni publik, duke qenë ofertuese, duke dhënë planet e veta se si të dilet nga kriza. Duke bërë transparencë, se çfarë po ndodh me fondet, me tenderat, me sistemin e shëndetësisë. Mendoj se ka bërë gjënë e duhur. Do ta gjykojmë aktivitetin e opozitës javë pas jave. Por sot, në këto momente është në lartësinë e saj me qëndresat pro opinionit publik.

Ndalojmë tek deklarata e Beqajt për uljen e pagave dhe pensionet. Ai tha se është keqpërdorur apo keqinterpretuar deklarata e tij.
Në deklaratën e tij pash një njeri gënjeshtar. Nuk është interpretuar. Mendoj se ai është porositur të dalë me ato propozime për rrogat e pensionet, që të bëjë policin e keq. Dhe më pas të dalë kryeministri që të thotë dhe të dalë garanti që s’do të ketë ndryshimeve. Reagimi i Beqajt ishte qesharak dhe mjeran. Ai u detyrua që të tërhiqej dhe të përgënjeshtronte vetveten. Rama e shiti Beqajn, duke e lënë këtë mjeran. Ai ka qenë një ministër i rëndësishëm për 4 vite, një ministër i akuzuar nga opozita, në në situatatë krize, ku ekonomia është drama e madhe që na pret, pasi po dalim nga një situatë të jashtëzakonshme, ai del e bën një propozim të tillë. Kjo është diçka e porositur, si testim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...