Në një lidhje me Skype për emisionin "Ora 19" në Syri TV, analisti Artan Hoxha foli mbi ndikimet e pandemisë mbi ekonominë e vendit.
Sipas tij, efeket e krizës që po shkakton Covid-19, mund të krahasohen me efektet e superkrizës së vitit' 29, kriza më e rëndë ekonomike në botë.
Lidhur me paketën ndihmëse të qeverisë, Hoxha u shpreh se shteti ka më shumë mundësi.
"Kjo paketë është tipike për ti dhënë një sasi parash një grupi vunerabël. Janë shtuar edhe fondet për ndihmën sociale, por në tërësi shuma është vogël krahasuar me kostot që po pësojnë familjet shqiptare. Edhe garancia sovrane është vetëm për të marrë fond për të paguar pagat. Ndihma e qeverisë është në raport dispropocional të madh. Shteti ka mundësi për më tepër se kaq. Shteti ka më shumë se kaq, por kryeministri shprehet se nuk do i zbrazim të gjitha bateritë dhe ne duhet të shohim çfarë do të ndodhë në maj-qershor. Ti japim kohë qeverisë për të parë se çfarë do të bëjë me paketën e tretë. Duhet të mendohet për ringritjen e qeverisë", u shpreh analisti.
Lidhur me raportin e fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë, Hoxha tha se gjithçka varet se si do të shkojë çështja shëndetësore.
"Ne dimë çfarë kemi pësuar deri tani, por çfarë do të ndodhë në të ardhmen mund të hipotekojmë me disa skenarë. Si do shkojë çështja shëndetësore? Nëse nuk do të kemi pandemi gjatë verës, ekonomia do të gjallërohet.
Shqipëria dhe të gjitha vendet e tjera të prekura arrijnë deri aty sa të thonë se kjo kirzë është më e madhe se ajo e 2008-ës dhe mund të arrijë edhe në atë të vitit 1929”, u shpreh Artan Hoxha