Pas vedimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi përkohësisht dekretin e Presidentit të Kosovës mbi mandatimin e Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës si kryeministër për të formuar qeverinë e re, ka reaguar edhe Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka theksuar se kjo është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Presidenti Thaçi sqaroi se do ta respektoj në plotëni këtë vendim, duke u bërë thirrje të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH