Përdorim kriminal korruptiv i fondeve për tërmetin!/ Berisha: Rama po prish pallate të rregulltë për qëllime përfitimi
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar shpërdorimin që qeveria Rama po i bën fondeve të Bashkimit Evropian për rindërtimin nga tërmetit.
Sipas denoncimit të ardhur nga një banore në Durrës, qeveria Rama po prish pallate që nuk kanë problem, me qëllim përfitimi.
‘Prishin pallatin e padëmtuar për qëllime fitimi!
Dënoj këtë akt kriminal korruptiv dhe ju bëj thirrje donatorëve të kontrollojnë çdo prishje para se të japin paratë e tyre në mënyrë që ato të mos i shpërdorojë mafia shtetërore shqiptare për qëllimet e korruptive kriminale! sb
Përshëndetje!Jam një pensionistë banorë e pallatit të hekurudhës ngjitur me pallatin e oficerve në Kavajë para pak muajsh ekspertët e huaj konstatuan që pallati ska asnjë problem përvec se disa çarje të vogla muresh por që nuk ësht i dëmtuar sa për ta shembur pallatin. Para 10 ditësh na erdhi lajmi që duhet të dalim nga shtëpia sepse pallati do të shembet por pallati nuk ka asnjë problem për tu shembur thjesht disa plasaritje të vogla muresh.
Jam pensionistë pa përkrahje bashkëshorti ka ndërruar jete para 1viti dhe jam e vetmuar kam 30 vite që banoj në këtë pallat dhe pa pritur na vjen ky lajm që pallati do të shembet bonusi për qiranë është vetëm 1 vjeçar dhe unë kam vetëm një pension me shumën 70 mij lek Kërkojmë ndihmën tënde ta bësh publik hallin tonë sepse jemi shtresë nga më të varfërat nga ana ekonomike.’