Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu tha sot se Shqipëria është vendi i vetëm ku qeveria nuk flet për testimet.
Shehu tha se të gjitha vendet që po kalojnë pandeminë në procesin e hapjes po prezantojnë kalendarin kohor për testime në rritje.
“Të gjitha vendet po kalojnë në procesin e “hapjes” duke paraqitur kalendarë të qarta, afate kohore të shoqëruara me masa kontrolli apo mbrojtëse: Me testime në rritje galopante, virologjike dhe imunologjike masive, pikërisht për të njohur gjendjen, ndjekur pasojat e “hapjes”, kolauduar në funksion të tyre hapat e mëtejshme e përgatitur për kalimin në normalitet”, tha ai.
Po ashtu Shehu shton se “me pajisjen e popullsisë me maskat, detyrë kjo e shtetit, kaq të rëndësishme këto veçanërisht në ditët që vijnë krahas respektimit të rregullave të distancimit. Me përgatitjen e pajisjen e mjekut të familjes për t’i mundësuar atij të luajë rolin e tij, tejet të rëndësishëm. Me forcimin e përmirësimin e strukturave mjekueses për të përballuar flukse të mundshme pacientesh drejt tyre nga procesi i “hapjes”.