Gjermania ka ndaluar fluturimet deri më 15 qershor/ Gazetari i Dw: Kurba e infektimeve drejt rënies

Saturday, 02 May 2020 19:48

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani gjatë një interviste ‘skype’ për Fax Neës foli në lidhje me situatën që është në Gjermani pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Duke folur për shifrat e fundit të personave të infektuar nga COVID-19, Cani u shpreh se ka një rënie të shifrave, ku pothuajse janë përgjysmuar, ndërkohë që shtoi se kurba është drejt rënies dhe po bëhet horizontale.

“Ka rritje të vogël, po rritjet janë të përgjysmuara në krahasim me më parë. Momentalisht kemi 160 mijë të infektuar numri total, por të vdekur fatkeqësisht janë rreth 6600, ajo çfarë është më e mira është se janë shëruar 124 mijë persona

Kemi 38 mijë që konsiderohen ende si të infektuar. Numri i të infektuarve po ngadalësohet dhe kurba ka marrë një linjë në rënie. Gjermania e ka pasur gjithmonë nën kontroll situatën edhe në spitale.”-tha Cani.

Po ashtu Cani foli edhe për ekonominë, ku tha se Gjermania po pëson një krizë të thellë ekonomike, e cila krhasohet me krizën e viteve ’30 të shekullit të kaluar.

“Në Gjermani kriza ekonomike është vërtetë e thellë. Këtë e ka thënë dhe kancelarja. kjo është kriza më e madhe që ka përjetuar Gjermania që prej viteve ’30 të shekullit të kaluar. 5.8% është rritja e papunësisë, ndërkohë që 6.3 % do të jetë rënia ekonomike. Turizmi është një nga industritë që ka pësuar rënie, industria e autmobilave po ashtu ka pësuar një goditje, restorantet, gastronomia. Ndërkohë që pritet që vitin e ardhshëm sipas parashikimeve do të ketë një rritje prej 5% të ekonomisë.”- tha Cani.

Po ashtu gazetari foli edhe në lidhje me lehtësimin e masave pas rënies së numrit të të infektuarve.

“Njerëzit janë lodhur duke qenë gjatë gjithë kohës brenda, por Gjermania ka vendosur tashmë që të lehtësojë disa masa. Në 6 maj priten të lehtësohen masa të reja. Deri tani e obligueshme është që të mbahen maska në transportin publik, po ashtu edhe në dyqane, mirëpo në rrugë nuk është detyrim.

Ndërkohë që udhëtimet jashtë vendit janë të ndaluar deri në 15 qershor të këtij viti. Shkollat pjesërisht janë hapur, edhe parukeritë hapen të hënën, muzetë, parqet, priten të hapen dhe kishat dhe xhamitë.”-u shpreh Cani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...