Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Po hasim vetëm refuzim nga mazhoranca

Hënë, 11 May 2020 13:33

Përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi deklaroi në përfundim të takimit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore se Opozita e Bashkuar po has vetëm refuzim nga mazhoranca për propozimet e bëra, por se ajo do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje konsensuale me qëllim që reforma zgjedhore të përmbyllet brenda 31 majit.

“Në këtë mbledhje u përcaktua që Këshilli Polik duhet ta përmbyllë reformën brenda datës 31 maj. Është objektiv i opozitës që pa humbur kohë të shkojë drejt një drafti të Kodit Zgjedhor që parlamenti ta miratojë pa ndryshime.  

 

Ne ngulëm këmbë që para se të vazhdojmë se duhet të jetë e qartë se cili është vullneti politik i mazhorancës lidhur me propozimet e rëndësishme që ka bërë opozita e bashkuar dhe jemi ndeshur vetëm me refuzim nga mazhoranca për propozimet tona.

Për sa na përket ne, ne do t’i qëndrojmë fort nevojës për të gjetur zgjidhje konsensuale me asistencën e OSBE /ODIHR dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që brenda 31 majit reforma zgjedhore të mbyllet dhe pastaj t’i drejtohemi menjëherë betejave politike për konfirmimin e legjitimitetit të pushtetit që është vetëm nëpërmjet zgjedhjeve."

Pyetje: Z. Gjiknuri iu akuzoi sot se po kërkoni t’iu ktheheni shumë çështjeve nga e para, që janë mbyllur dhe nuk presin propozime të reja.

Bylykbashi: Deklaratat e z. Gjiknuri tregojnë edhe njëherë mungesën e vullnetit politik të mazhorancës për të bërë një punë të bazuar në konsensus në komisionin e reformës. Opozita e riktheksoi, kërkon shprehjen e qartët nga ana e mazhorancës: Cili është qëndrimi i saj, vullneti i saj politik në lidhje me çështjet e mëdha që shtron OSBE/ODIHR dhe që Opozita ka bërë propozimet konkrete?

Ne nuk i rikthehemi asnjë çështjeje, ne çështjet i kemi mbi tryezë.

Është mazhoranca që derimëm sot nuk ka thënë asnjë përgjigje për çështjet e shtruara përvec refuzimeve të menjëhershme , sa i kemi bërë propozimet. Kështu që është mirë që mazhoranca pa humbur kohë të vijë me qëndrime në mbledhjet e ardhshme për këto propozime.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...