Panariti: Të përfshihet bujqësia në paketën anti covid

Hënë, 11 May 2020 13:48

Ish deputeti i LSI Edmond Panariti ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook mbi gjendjen e bujqësisë në vend në situatën e bllokimit për shkak të koronavirusit.

“Mbetemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, që nuk përfshin bujqësinë në paketën anti covid, shkruan ai, duke rrezikuar shumë, sigurimin e ushqimit të përditshëm, përballë një kolapsi dhe paralize të mundëshme të tregtisë ndërkombëtare këtë vjeshtë e dimër”.

“Dje Departamenti Amerikan i Bujqesise, vendosi tu blejë fermerëve amerikanë 2 miliardë dollarë prodhime për ti futur te rezervat (bankat) e ushqimit. Po përgatiten për më të keqen”, shkruan Panariti

Ja postimi i plotë:

Pagoni prodhuesit, pagoni fermerin!

Ulini taksat dhe tatimet për prodhimin tonë bujqësor përpara se të jetë vonë!

Mbetemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, që nuk përfshin bujqësinë në paketën anti covid.

Duke rrezikuar shumë, sigurimin e ushqimit të përditshëm, përballë një kolapsi dhe paralize të mundëshme të tregtisë ndërkombëtare këtë vjeshtë e dimër.
Patatja e Korçës, po flaket sepse nuk financohet! Prandaj ajo nuk është konkuruese me importin dhe shkon dëm.

Kosova i paguan fermerët e saj në kushte normale me 300 euro për hektar patate. Pa llogaritur paratë shtesë për paketën e koronavirusit. Ndërsa ne i japim fermerit tonë zero.

Me ato para fermeri i Kosovës, mbulon koston e punimit të tokës dhe plehërimit të saj del në treg shet patatet dhe krijon të ardhura.

Nuk ka shanse fermeri ynë që ta konkurojë sepse detyrohet të shesë nën kosto nga që nuk financohet.

Pra i bie më lirë ta flakë prodhimin buzë kanalit.

Edhe më keq është situata për qumështin.

Një fermë blegtorale me 300 lopë në Kosovë, paguhet subvencion deri në 30 mijë euro në vit. Ndërsa ne në rastin më të mirë japim 1000 euro.

Prandaj fabrikat tona punojnë me qumësht importi. Prandaj 1 litër qumësht importi shitet në markete me 90 lek ndërsa qumështi shqiptar nuk mund të dalë poshtë 120 lekë.

Pa përmendur këtu që mbajmë një tatim asiksues prej 20% mbi prodhimin vëndas.

Më të lartin në rajon!

Kur Amerika e ka 6%!

Dje Departamenti Amerikan i Bujqesise, vendosi tu blejë fermerëve amerikanë 2 miliardë dollarë prodhime për ti futur te rezervat (bankat) e ushqimit. Po përgatiten për më të keqen.

Ne e kemi lënë bujqësinë dhe fermën në rënie të lirë duke rrezikuar të na zërë të gjithë përfund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...