Legalizimi i kanabisit mjekësor, Tabaku: Një tallje me shqiptarët, kriza ekonomike po prek konsumin e qytetarëve

Tuesday, 12 May 2020 14:44

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku në një lidhje live me Skype në “News 24” deklaroi se hedhja e idesë për legalizimin e kanabisit mjekësor është një tallje që Edi Rama bën me shqiptarët.

Tabaku shprehet se Rama flet për të tilla projekte qesharake e tallëse, ndërsa shqiptarët nga ana tjetër janë goditur keq nga kriza, deri aty sa rrezikohet edhe konsumi.

“Ideja e Ramës për legalizim kanabisi mjekësor është tallje. Të mos përdoret formula e 2016. Ne e kemi thënë se kjo krizë po e prek turizmin. Kjo krizë po prek konsumin. Kjo si rezultat i varfërisë. Edhe taksat janë rritur e kjo ka bërë që shqiptarët të bëhen më të varfër. Rritja ekonomike është vetëm në imagjinatën e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. PD ka dalë në terren dhe ka takuar biznesmenë e sipërmarrës. S’po flasim për biznese miliona euro, por për sipërmarrje normale që janë palca e ekonomisë. Fatkeqësisht ndikimi i krizës do të vijojë”, tha Tabaku.

Më tej, Tabaku nënvizoi se turizmi është dëmtuar rëndë, kurse ka shtuar se PD ka vënë theksin në ruajtjen e vendeve të punës, pasi qytetarët kanë humbur edhe punën.

“Turizmi është lënë në mëshirë të fatit. Turizmi duhet të ishte stimiluar, duke pasur parasysh se janë rreth 93 mijë punonjës që punojnë në këtë sektor. Nuk mund t’ju themi operatorëve turistikë që ik merr kredi pa ditur si do shlyhen këto kredi. PD ka vënë theksin në ruajtjen e vendeve të punës”, u shpreh Tabaku.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...