Kryemadhi pas takimit të opozitës: Platformë për rifuqizimin e ekonomisë shqiptare që është në ditët më të vështira

Tuesday, 12 May 2020 15:23

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur pas takimit të aleatëve opozitarë në selinë e PD-së. Ajo foli për një situatë të rënduar ekonomike të familjeve e bizneseve shqiptare dhe theksoi se në takim është diskutuar përgatitja e një platforme për rifuqizimin e ekonomisë shqiptare.

“Uria për tu takuar me atë strukturë që i jep zgjidhje kësaj situate alarmante është e madhe. Zoti Basha ka qenë në takim dhe ne kemi pasur takimet tona. Njerëzi presin për të qarë hallin. Çdo shqiptar është në ditën më të zezë ekonomike. pandemia e COVID është shndërruar në pandemi ekonomike e ka shkatërruar ekonominë shqiptare. Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme për rifuqizimin e ekonomisë shqiptare, të biznesit të vogël, të biznesit të mesëm që është sot në ditët më të vështira”, tha Kryemadhi.

Sa i përket reformës zgjedhore ajo tha se është kushti i parë i vendosur nga BE dhe duhet të mbarojë në mënyrë urgjente.
“Dua të bëjë një sqarim se përveçse, nesër është grupi i punës i këshillit politik. këshilli politik përbëhet nga 10 vetë, 5 nga opozita jashtëparlamentare 5 i ka parlamenti. Grupi i punës përbëhet nga 4 vetë, që bëjnë përgatitjen e materialeve. Ta sqarojmë këtë se nuk e kuptojnë, edhe ambasadorët se bëjnë gafa diplomatike. nesër është takimi i radhë për t’u përgatitur me punët që janë lënë në harresë. Ne jemi shumë të qartë dhe të vendosur që reforma zgjedhore që është kushti i parë duhet në mënyrë urgjente të mbarojë. Mbyllja e reformës çon vendin drejt një zgjidhjeje që janë zgjedhjet e reja. Se janë dy miratimi dhe implementimi”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...