”Nuk njoh asnjë oligark”, Alibeaj numëron ligjet: Ja vendimet që e bënë Edi Ramën ndër më të pasurit në Europë

Tuesday, 12 May 2020 19:45

Kryeministri Edi Rama e tha sot se nuk ka asnjë oligark në Shqipëri dhe se personalisht ai nuk ka njohur ndonjë të tillë por ish- deputeti dhe ish- ministri i PD, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur me disa ligje që sipas tij u qepën vetëm për oligarkët nga mazhoranca.


Alibeaj thotë se Koorporata e Investimeve, Investitori Strategjik, rrugët me koncesione, Unaza e Re dhe koncesionet në shëndetësi janë të gjitha ligje të dedikuara për oligarkët.

Madje ish- deputeti thotë se pikërisht këto ligje e bënë Ramën një nga njerëzit më të pasur në Europë.

STATUSI NGA ENKELEJD ALIBEAJ

Sa i kalbur duhet tē jetē Edi Rama qē tē arrijē deri atje sa tē thotē se e zeza nuk ēshtē e zezē, se nē Shqipēri nuk paska oligarkē?!

Njeriu qē e nis ditēn duke bērē llogari sesa do tē vjedhē me oligarkun e karburanteve, sa leje ndērtimi do tē japē pēr oligarkun e ndērtimeve, sa do tē pērfitojē nga shembja e Teatrit dhe ngritja e kullave, sa taksa do t’i heqē oligarkut tē kudogjendur e kēshtu me radhē me çdo pasuri qē ia ka falur njē grushti oligarkēsh, bēn çdo gjē pēr tē mashtruar shqiptarēt qē i rropi nga taksat pēr 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjē qindarkē ndihmē.

Disa vendime tē qepura pēr oligarkēt, qē e kanē bērē Edi Ramēn njē ndēr njerēzit mē tē pasur nē Europē.

• Ligjin e Korporatēs sē Investimeve pēr tē shtetēzuar tokēn dhe pēr t’ua dhēnē privatēve pēr ndērtim ia diktoi njē oligark.
• Ligjin e Investitorit Strategjik pēr t’u falur tokat nē bregdet privatēve e bēri sipas porosisē sē njē okigarku.
• Dhēnien me Koncesion tē rrugēve ia diktoi njē oligark tjetēr.
• Unazēn e Re me 20 milionē euro kilometrin e bēri nē favor tē oligarkēve.
• Koncesionet nē shēndetēsi ua shpērndau okigarkēve

Ramavirusi êshtê kryetari dhe ideologu i njê pakice qê hiqen si sipērmarrēs, por qê nuk prodhojnē. Puna e tyre e pērditshme ēshtē biznesi me qeverinê pēr tē zhvatur e varfēruar shqiptarēt dhe Shqipērinē.

Ramavirusi ēshtē ai qê parlamentin e ktheu nê noter tê ligjeve me emêr oligarku dhe zyrat e oligarkēve i shndērroi nê Ministri Financash, Ekonomie, Energjitike dhe Infrastrukture.

Gjithçka nē qeverisjen e Edi Ramēs ēshtē pēr oligarkēt. Asgjē pēr qytetarēt. Pandemia e provoi kētē sērish, prandaj na duhet ta largojmē kryeministrin e oligarkēve dhe tē varfērisē sē shqiptarēve. E kemi pēr detyrē historike tē rikthejmē shpresēn dhe tē vlerēsojmē konkurencēn e lirē, tregun e lirē, ndershmêrinê nê vend tê oligarkisê.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...