Nuk vjen LSI me ty, zoti Kryeministër!

Tuesday, 12 May 2020 19:47

E sigurtë mbetet se koalicioni opozitar PD-LSI dhe aleatët e tjerë janë fituesit e ardhshëm, me qeveri zgjedhore apo pa qeveri zgjedhore. Edi Rama e bëri karrierën e tij dhe të mendojë dalëngadalë si Fatos Nano, dikur, se kujt do t’ja lerë vulën e PS-së; Erion Veliajt, Sajmir Tahirit apo ndonjë femre ministre

Sot kryeministri Rama në një konferencë shtypi ku theksoi se “nuk bëj koalicion me partinë e presidentit”, duke aluduar për LSI. Por Presidenti është në detyrë kushtetuese dhe nuk kishte pse e etiketonte LSI si parti presidenciale, pasi linja e saj mbetet tërësisht opozitare, edhe kur Presidenti e ka mbeshtetur si qeveri në muajt e pandemisë së koronavirusit.
Por nuk është ky problemi në këtë shkrim, pasi ëndërrat e Kryeministrit se do të ketë mundësinë e përzgjedhjes me cilën parti, pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, do të krijojë qeverinë janë boshe sepse çdo sondazh e nxjerr atë parti humbëse. Nuk ka asnjë shans që Rilindja të mbetet më në pushtet. Pushteti i ardhshëm do jetë PD-LSI dhe partitë e koalicionit opozitar.
Edhe vetë portalet e majta apo edhe ato ndërkombëtare e nxjerrin Edi Ramën në greminë të pandalshme, sa nuk e shpëton as legalizimi i hashashit, e as kullat e reja që do bëhen nga oligarkët në qendrën e Tiranës.
Edi Rama e bëri për diversion te opozita se nuk bëj pakt me LSI, duke aluduar siç janë lëshuar rilindasit me urdhër nga Surreli se gjoja ka pakt Meta-Rama.
Asnjë pakt nuk ka!
Presidenti e ka devizën e tij; ngritjen e gjykatës kushtetuese të pavarur, e cila të gjykojë çdo akt qeveritar, parlamentar apo presidencial.
Mënyra se si e ngriti zërin kryeministri shoqëruar me një gjoja siguri, tamam si një aktor, kishte të bënte që të karikonte të tijtë se nuk jemi kaq keq sa tregojnë sondazhet, por do kemi mundësi të zgjedhim partnerë për koalicion qeveritar.
Pra e përjashtoi LSI, duke futur një kunjë në PD apo te militantët e selisë blu se mund të jetë PD. Por njëherë e preu në besë Lulzim Bashën. Herë të dytë nuk mund të ketë!
Edhe kjo manovër djallëzore e Edi Ramës për të lenë shtegun hapur se gjoja nuk kemi qeveri me LSI, por nuk është çudi me PD, nuk ngjit më në publik.
E sigurtë mbetet se koalicioni opozitar PD-LSI dhe aleatët e tjerë janë fituesit e ardhshëm, me qeveri zgjedhore apo pa qeveri zgjedhore.
Edi Rama e bëri karrierën e tij dhe të mendojë dalëngadalë si Fatos Nano, dikur, se kujt do t’ja lerë vulën e PS-së; Erion Veliajt, Sajmir Tahirit apo ndonjë femre ministre.
S.P.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...