Bizneset i ankohen Bashës: Jemi në pikë të hallit, s’ka blerje. Kreu i PD: Paratë po shkojnë për të pasuruar njerëzit e Ramës

E mërkurë, 13 May 2020 11:48

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u takua gjatë paradites së sotme me dhjetëra tregtarë dhe pronarë biznesesh në Tiranë, duke ndarë me ta shqetësimin për rrënimin e ekonomisë. Gjatë bisedës me kryeopozitarin, qytetarët, treguan për rënien e konsumit, për mbylljen e vendeve të punës nga pamundësia për t’i paguar, për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria.

“Puna është copë-copë, dy-tre veta kanë ardhur, pesë shitje për dy javë. I kemi hequr sepse s’ka punë, s’të leverdis.”- i tha një tregtar zotit Basha, që vuri në dukje paaftësinë e shtetit për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. “Këtë duhet të kishte bërë shteti, ata të pestë t’i mbante me rrogë nga taksat tuaja se taksat për këtë punë duheshin”- u shpreh Basha.

 

Një tregtar i tregoi se ka mbajtur në punë 3 vetë dhe ka hequr 3 të tjerë, ndërsa pagesën e ndihmës nuk e kanë marrë. Këtë e pohuan edhe disa të tjerë. “Nuk e kuptoj pse e mbajnë deri në 5:30. Atëherë sulmon koronavirusi? Nuk e di si do të funksionojë kjo punë, por jemi në pikë të hallit”- tha një tregtar tjetër.

Problemi i biznesit të vogël janë faturat e larta të dritave dhe ujit, janë taksat e larta, rënia e madhe e konsumit, të cilat, bashkë me mungesën e ndihmës nga qeveria, përkthehen në mbyllje të vendeve të punës. Për shkak të keqmenaxhimit të situatës, Shqipëria ka 10 herë më shumë të papunë se vendet e tjera të rajonit dhe llogaritë që bëjnë tregtarët e bëjnë shumë të qartë gjendjen e rëndë.
“Është për t’u paguar qira, sigurimet shoqërore. Dyqani me të vërtetë ka një javë që është hapur, por xhiroja është në nivelet më minimale”- i tha një tregtar Bashës, ndërsa një tjetër donte të dinte pse qeveria nuk ndihmon qytetarët e saj, megjithëse ka siguruar financime nga Europa dhe FMN-ja. “Ku janë këto pare?”- pyeti një pronar biznesi gati në faliment.

 

“Paret po shkojnë tek pesë njerëz. Si përpara pandemisë, si përpara tërmetit pesë njerëz marrin të gjitha paret e taksave tuaja”- tha kreu i opozitës.

Modifikuar më E mërkurë, 13 May 2020 12:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...