Në Tiranë qytetarë dhe sipërmarrës ndanë shqetësimin për rrënimin e ekonomisë familjare dhe biznesit të vogël. Taksat e larta, rënia drastike e konsumit dhe mungesa ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.
Qytetarët dhe bizneset janë goditur rëndë nga pandemia ekonomike që ka prekur shumicën e shqiptarëve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete.
RAMAVIRUSI vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij, ndërkohë që mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura.