Berisha: Qëndrimi i dënueshëm rrugaçëror ndaj mediave tipik i narkosve nga Taulant Bego Yaris

E mërkurë, 13 May 2020 12:21

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas me gazetaren e Syri Tv gjatë një prononcimi për mediat.

Balla refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares dhe tentoi ta intimidojë atë, duke i përmendur pronarët e televizionit dhe duke kopjuar batutat e Edi Ramës.

Deputeti socialist, e sulmoi gazetaren duke thënë se pronarët e televizionit “kanë probleme me deklarimin e pasurisë”.
“Mjaft ju lutem, këtu nuk jemi për këtë gjë, ju mund të vini në sallën e Kuvendit të bëni këto pyetje, televizioni juaj ka probleme me deklarimin i pasurisë nga pronarët…“, tha Balla.
Një përgjigje për Ballën ka ardhur nga ardhur nga televizioni, i cili e quan atë “një adoleshent të vonuar” që “shkatërroi pyjet e Librazhdit” dhe tashmë intimidon gazetarët.
Taulant Ballës siç duket nuk i pëlqejnë pyetjet nga mediat që nuk i kontrollon qeveria e tij.

Kështu ka ndodhur sot kur ai ka sulmuar me duar gazetaren e SYRI TV Dea Dervishi, duke e intimiduar e duke mos pranuar që ti përgjigjet pyetjeve të saj.

Numri 2 i PS-së si një adoleshent i vonuar, në vend që të përgjigjet për pyetjen se pse mjekët dhe infermierët në rrethe nuk janë paguar për situatën, vendos të sulmojë gazetaren dhe SYRI TV me shprehjet e drejtuesit të tij Edi Rama.

Duket se prania e SYRI TV në çdo konferencë dhe fakti se pyetjet tona nuk janë ato që u jepen të gatshme gazetarëve i ka prishur qetësinë qeverisjes së Edi Ramës dhe njerëzve të tij

E duke mos pasur çfarë të bëjë, Balla i PS-së, njeriu i akuzuar si shkatërruesi i pyjeve të Librazhdit, fillon e flet për gjëra pa lidhje në një deklaratë për mediat, ku kishin dalë për të dhuruar lule mjekëve e infermierëve.

Modifikuar më E mërkurë, 13 May 2020 15:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...