VKM-ja e re për Teatrin/ Meta jep argumentat: Ja pse është në kundërshtim me Kushtetutën, Bashkia s’ka kompetenca ta ketë në pronësi

E Enjte, 14 May 2020 13:50

Presidenti Ilir Meta ka dhënë argumentat lidhur me padinë e re në Gjykatën Kushtetuese që në fakt ka të bëjë me VKM-në e re që e kalon Teatrin në pronë të Bashkisë Tiranë.

Meta thotë se Bashkia s’ka kompetenca të ketë këtë trashëgimi kulturore por ajo duhet të jetë në pronësi të Republikës. Më tej ai kritikon edhe kryebashkiakun Veliaj që ka bërë deklarata përtej kompetencave dhe postit të tij.

Presidenti shton se nga data 9 maj ka pritur reflektim por nuk ka pasur dhe ka kuptuar që kalimi i kësaj VKM-je është për qëllimin e shembjes së teatrit, padi për të cilën Meta ka bërë në të njëjtën Gjykatë edhe në korrik të 2019.

”Këto akte duhen shfuqizuar.

Më datën 9 maj kam kërkuar reflektim, qeveria dhe Bashkia. Qëndrova në pritje dhe kam ndjekur reagimet nga të dy kryetarët. Këto dy autoritete kanë shfaqur hapur se qëllimin politik, nuk tërhiqen nga shembja e godinave ekzistuese dhe ndërtimit të një godine të re. Janë deklarata jo në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Bashkitë duhet të mbrojnë objektet kulturore.

Teatri Kombëtar lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, BAshkia s’mund ta ketë në pronësi dhe s’mund të shprehet tej kompetencave të saj. Ka kometenca të kufizuara. Pasuria e Teatrit Kombëtar qëndron në pronësi të Republikës. Edhe kërkesa dhe çështja e Presidentit Meta, edhe të asaj më 24 korrik duhet të vijojë të shqyrtohet pasi të dyja këto akte të kundërshtuara, janë akte që ndikojnë në ekzistencën e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar. E drejta për të vendosur mbi ekzistencën e pasurive që lidhen me trashëgiminë nuk i përket vetëm një qëveria apo një bashkie.
I përket vetëm Gjykatës Kushtetuese të shprehet për këtë çështje dhe askujt tjetër. Teatri ka një status të veçantë pasi është kompleks godinash për shkak të interesit që ka, nuk është vetëm çështje e një qeverie dhe bashkie por çështje ndjesie. është pasuri e paluajtshme publike, dhe ka tjetër status dhe regjim.
Qëllimi në thelb e ka të njëjtë, edhe në ligjin 37 të 2018 për shembjen e Teatrit, duke bërë që të ketë implikime të njëjta. Në një rend demokratik duhet që shteti të ruajë të gjitha asetet e pasuritë kulturore. në praktikat e një qeverisje demokratike përpjekjet për shkatërrimin e këtyre pasurive janë shprehje e një pakice për një çështje në nivel kombëtar.
Kalimi tek Bashkia me qëllim të paracaktuar për t’u prishur është në shkelje të Kushtetuese.
Qeveria dhe Bashkia duhet të krijojnë mjedise në dobi të interesave, duke krijuar godina të reja por njëkohësisht të ruajë të vjetrat. Janë pjesë e pandashme e artit, ku prej vitesh është prodhuar art skenik që përbën trashëgimi kulturore dhe duhet mbrojtur.
Kujtesa e veprimtarisë kulturore mund të humbasë. Organizata Europa Nostra, e mbështetur nga KiE dhe KE e ka vlerësuar Teatrin, dhe t’u kundërvihesh një organizate europiane është sinjali më i keq i bashkëpunimit dhe vlerave që jemi munduar t’i përqafojmë në këto 30 vite.”- tha Meta.

Login to post comments