Yuri Kim: Liria e medias është thelbësore për demokracinë

E Enjte, 14 May 2020 14:56

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit për Lirinë e Mediave, në të cilin situata në Shqipëri paraqitet me nota kritike. Në një reagim në Twitter, bashkë me publikimin e raportit Ambasada publikon dhe një mesazh të ambasadores Yuri Kim: “Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta. Kam respekt për Ilva Taren dhe gazetarët shqiptarë që bëjnë pyetje të vështira, kërkojnë faktet & fuqizojnë njerëzit të kenë mendimin e tyre”,- shkruan Kim.

"Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta. Kam respekt për @IlvaNow & gazetarët 🇦🇱 që bëjnë pyetje të vështira, kërkojnë faktet & fuqizojnë njerëzit të kenë mendimin e tyre."

View image on Twitter
Login to post comments