Presidenti Meta prezanton projekt-platformën me 15 pika: Mos-funksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka cënuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individëve

Premte, 22 May 2020 12:35

Presidenti Ilir Meta ka prezantuar në një konferencë për mediat projekt-platformën, për të bërë më mirë disa procese që nuk funksionojnë sic duhet në Shqipëri.

Meta përmend 15 kushte, sipas së cilit kërkon Bashkimi Europian për integrimin në union.

Projekt platforma e prezantuar nga presidenti Ilir Meta:

Projekt-Platformë
Duke patur parasysh objektivin kombëtar për një proces të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të shpejtë të anëtarësimit në BE; Duke konsideruar se një qasje gjithëpërfshirëse është e domosdoshme për zbatimin e të gjitha kushteve që lidhen me zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare që çelin negociatat;

 

Duke risjellë në vëmendje problemet serioze lidhur me zbatimin e duhur të reformës në drejtësi, dhe krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë; Duke vërejtur me shqetësim të madh mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vjet, e cila ka cenuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individëve dhe e ka lënë veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare jashtë kontrollit kushtetues;

Gjithashtu, mos funksionimi i Gjykatës së Lartë që ka çuar rritjen e konsiderueshme të stokut të çështjeve të pashqyrtuara (më shumë se 36.000), duke u mohuar qytetarëve aksesin në drejtësi, duke shkelur kështu të drejtat themelore të njeriut;

 

Duke kujtuar pasojat e shkaktuara nga bllokimi politik i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për dy vite rresht, 2017-2018, dhe aktivitetin e dyshimtë të KED gjatë vitit 2019, veçanërisht nga Kryetari i KED 2019;

Duke theksuar domosdoshmërinë imediate për një sistem gjyqësor plotësisht funksional dhe efikas;

Duke vërejtur nivelin e papranueshëm të përfaqësimit në Parlamentin shqiptar, dhe përbërjen e tij në mospërputhje me dispozitat kushtetuese, (neni 64/1); Duke kujtuar vlerësimin e pavarur dhe rekomandimet e mençura të Komisionit të Venecias, në draft Opinionin e tij të datës 6 mars 2020;

Duke mirëpritur angazhimin e forcave politike në kuadrin e Këshillit Politik, si një mekanizëm i përshtatshëm për të çuar përpara reformën zgjedhore; Të gjitha palët duhet të ndërveprojnë përmes një dialogu konstruktiv, të dakordësohen dhe të ndërmarrin veprimet e mëposhtme:

Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe joparlamentare) të përkushtohen menjëherë për të përfunduar Reformën Zgjedhore, duke adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe përfundimet përkatëse të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 25 marsit 2020 të Bashkimit Evropian;
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias të draft-Opinionit të 6 marsit 2020. Për tre vakancat nën shqyrtimin aktual (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të vazhdojë me dorëzimin e listave të kandidatëve në secilin institucion sipas radhës kushtetuese – President – Parlament – President;
KED duhet të lejojë pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë kohëzgjatjen e veprimtarisë dhe vendimmarrjes së tij, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin;
Mandati i Kryetarit aktual të KED përfundon në kontekstin e emërimit së fundmi të tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED menjëherë humbet të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e këtij mandati, tashmë të tejkaluar, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe rrjedhimisht si Kryetar i KED;
KED vazhdon të funksionojë sipas ligjit, i kryesuar nga Nënkryetari;
Parlamenti shqiptar të plotësojë menjëherë çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti ose Parlamenti të mund të hedhin shortin për plotësimin e vakancave të KED brenda vitit kalendarik;
Parlamenti shqiptar të tërhiqet dhe të frenohet nga çdo nismë ligjore për ndryshimin e formatit dhe procedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe funksionarëve të tjerë të lartë të sistemit të drejtësisë;
Parlamenti shqiptar të tërhiqet nga “paketa anti-shpifje” dhe të frenohet për çdo nismë të ngjashme ligjore në të ardhmen;
Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues në lidhje me reformën në drejtësi duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik;
Në kuadrin e Këshillit Politik, palët të bien dakord brenda qershorit të emërojnë Kryenegociator për anëtarësimin në BE, një Ekspert të Nivelit të Lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është reciprokisht i pranueshëm.
Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe sa më shpejt që të jetë e mundur;
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të miratojnë menjëherë hartën e re gjyqësore të rishpërndarjes së burimeve njerëzore brenda sistemit gjyqësor të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave te Shkallës së Parë dhe të vazhdojnë me plotësimin e vakancave të krijuara për shkak të dorëheqjeve ose procesit të vetting-ut;
Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet t’i japë përparësi vlerësimit të mbingarkesës së Gjykatës Administrative të Apelit dhe të propozojë masat e nevojshme që mundësojnë një proces të rregullt ligjor brenda afatit (1 muaj) në këtë Gjykatë;
Parlamenti shqiptar duhet të shqyrtojë në një proces të drejtë, jashtë interesit politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetar të Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sugjerimet konstruktive për të përmirësuar këtë platformë janë të mirëpritura.

Tiranë, më 08.04.2020

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...