Meta: Përgjigjen që mora unë, ju dhe Europa, provokimi i rëndë i 17 majit. Opozitës i kërkova të mos bjerë pre e provokimeve.

Premte, 22 May 2020 12:38

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka prezantuar sot para mediave platformën e tij për situatën në vend, për të cilën tha se përgjigjja që ka marrë nga maxhoranca ishte provokimi i rëndë i 17 majit.

“Kam marrë dhe një përgjigje indirekte që do ishte mirë të bënim një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për integrimin.
Kam thënë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mund të merret me çështjen e integrimit pasi merret me çështje të mbrojtës dhe sigurisë kombëtare dhe asnjëherë nuk ka diskutuar për integrimin në 30 vjet. Fokusi është në parlament. Në qoftë se parlamenti bën diçka të tillë unë për t’i dhënë rëndësi apo përkrahje këtij procesi jam gati të shkoj dhe si president. Megjithatë një përgjigje e mora unë, e morët ju e mori gjithë Europa me provokimin e rëndë të 17 majit. Nuk është shembja e një godine por rënie e shtetit ligjor që tashmë funksionon në paligjshmëri të plotë pasi nuk merr përgjegjësi për plotësimin e 15 kushteve.
Unë po punoja për një klimë që vendi ynë gjatë kësaj kohe të arrinte të jepte një besueshmëri për provimin e qershorit apo të tetorit, sepse çdo qershor e tetor kemi provimet për integrimin europian dhe nuk duhet që mali i kushteve të shtohet vazhdimisht. Më duhet të shpreh keqardhjen për këtë situatë por gjithë partnerët duhet ta dinë dhe e dinë që kjo situatë nuk është përgjegjësi e presidentit. ka një thyerje të mëtejshme të besimit mes palëve. Dje jam takuar me përfaqësuesit e opozitës dhe iu kam kërkuar të mos bien pre e provokimeve por të vijojnë punën për reformën zgjedhore. Nga kjo polici e dhunshme si e vështirë është që të garantohet zbatimi i kodit që është një tjetër kusht i BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...