VIDEO/ U dhunua nga policët e Veliajt, rrëfimi i banorit: Më gjuajtën në sy të gruas shtatzënë

E mërkurë, 27 May 2020 14:25

Pamjet e dhunës së policisë së Erion Veliajt nga një banorit të Tiranës të kombësisë rome, bënë xhiron e rrjetit ditët e fundit.

Por sot ka folur vetë protagonisti i dhunës së policisë bashkiake.

Banori tregon se ishte bashkë me gruan shtatzënë kur policët e bashkisë e dhunuan duke e futur në furgon.

Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake

Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë. Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë.

E panë që ishin gabim, më rrahën dhe më pas më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim’, ka thënë ai sot për OraNews.

Videoja e dhunës ndaj grumbulluesit të mbeturinave bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi mjaft indinjatë.

Avokati i Popullit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje ku është përfshirë edhe një civil.

Ndërkohë në komisariati nr 6 është dorëzuar një kallëzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.

Login to post comments