Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh, Kuvendi miraton eurobondin, Meta dha sot pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit

E Enjte, 04 June 2020 16:51

Një ditë pasi Presidenti ktheu në Kuvend ligjin për eurobondin maxhoranca ka reflektuar duke bërë amendimet e nevojshme dhe ka miratuar me 85 vota pro në parlament marrjen e këtij eurobondin. Këtë muaj qeveria synon të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar borxh në shumën 650 milionë euro. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi thotë se maxhoranca përgatiti amendamentet e propozuara nga Presidenti Meta, i cili ka dhënë edhe pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit.

“Në mbështetje të rezerva që Presidenti i Republikës kishte, i kam kërkuar komisionit të ekonomisë për t’i shqyrtuar të gjitha sugjerimet që Presidenti kishte dhe sic ju njoftova në fillim të seancës të gjitha sugjerimet e bëra i ka kthyer në amendamente të cilat zyrtarisht është njoftuar presidenti nëpërmjet një shkrese zyrtare nga kryetarja e komisionit dhe sapo ka mbërritur pëlqimi i Presidentit”- u shpreh Ruçi.
Huaja do të jetë një eurobond i ri i cili do te ketë një afat shlyerje nga 7 deri në 10 vite.

“Financimi i siguruar nga eurobondi ritheksoj i planifikuar më parë do të shërbej për të rifinancuar eurobondin e marr në vitin 2015 një proces standart në tregjet financiare ndërkombëtare. Për të plotësuar nevojat përe financim në vitin 2020 si dhe të sigurojë pjesërisht valutën e nevojshme për shëbreimin e detyrimeve të borxhit në valutë.” tha Denaj.

Denaj tha se nisur nga eksperienca e disa ditëve më parë e Maqedonisë së Veriut e cila emetoi 700 milionë Euro Eurobond për një interes më të ulët se ai që mori në vitin 2018, jep shpresa që dhe Shqipëria të ketë shanse ta marrë afër interesit 3.5% të eurobondit që emetoi dy vjet më pare.

“Ky emetim na jep nej sinjal që tregjet financiare janë në një farë stabiliteti pas luahatshmërisë së hasur për shkak të covid-19 dhe se jem në një moment të shumë të përshatshëm për ta emetuar atë.”- u shpreh ajo.

Kjo është hera e katërt që qeveria merr borxh në tregjet ndërkombëtare, hera e fundit ishte në 2018 kohë kur qeveria mori 500 mln euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...