Shkollat katrahurë dhe çerdhe militantësh/ Nënkryetari i FRPD, Ramës: Bën të prekurin kur në fakt ti je vetë dhuna

E Enjte, 04 June 2020 16:56

Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha reagon pas fjalimit të sotëm në seancë plenare të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se, sulmi 30 minutësh i shefit të qeverisë ndaj të rinjve është shfryrje e nervit ndaj papërgjegjshmërisë ku e ka futur Shqipërisë

"Për gjysëm ore ai foli me epitete dhe mllëf ndaj FRPD-së dhe të gjithë atyre që kanë reaguar të neveritur nga ai dhe Besa e pabesë e qeverisë së tij, të cilët prej kohësh janë kthyer në strehë e sigurtë për dhunuesit e të rinjve", shkruan ndër të tjera nënkryetari i FRPD, që shton se, Rama është dhunuesi që bën të prekurin

Postimi i plotë i Lisandër Hoxhës:

Pikë e zezë! Të merret Kryeministri 30 minuta në Parlament me të rinjtë, për të shfryrë nervin e tij dhe ankthin e belasë së papërgjegjshmërisë ku e ka futur ai Shqipërinë, ky është kulmi!

Për gjysëm ore ai foli me epitete dhe mllëf ndaj FRPD-së dhe të gjithë atyre që kanë reaguar të neveritur nga ai dhe Besa e pabesë e qeverisë së tij, të cilët prej kohësh janë kthyer në strehë e sigurtë për dhunuesit e të rinjve.

Siç mbrojte policinë e partisë kur dhunoi aktivistët dhe tërhoqi zvarrë një zonjë, apo siç mbrojte Ardin Veliun e partisë kur linçoi dhe shpifi publikisht ndaj nënës së 15 vjeçrit, që rrahën policët e tij, edhe sot vendose të mbroje përdhunuesin e minorenes duke justifikuar Besën e pabesë, tek e cila askush nuk ka më pikën e besimit. Shkollat sot janë katrahurë dhe çerdhe militantësh, në të cilat nuk ka rregulla perveç xhunglës se korrupsionit dhe krimeve, që në vend të parandalohen, ato fshihen. Për ato heshtet dhe prej tyre largohen rilindasit, si djalli nga temjani, edhe pse jeni ju, Rama, përgjegjësi kryesor i kësaj që po korrim. Ti e mbolle këtë kulturë sepse ti erdhe me krimin në pushtet! Ti i mbrojte dhe gënjeve për secilin prej tyre kur opozita t’i denoncoi njëri pas tjetrit dhe sot po ti bën te prekurin kur në fakt, ti je vete dhuna! Prej teje pres vetëm të ikësh dhe ta mbyllësh atë gojën mavi për këto pak kohë qeverisje që të ka mbetur, pasi vetëm pallavra nxjerr sa herë që flet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...