Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit në Prishtinë shkruan se takimi ka qenë pa protokoll.
Thaçi shton se Kosova dhe Shqipëria duhet të hapin sa më shpejt kufijtë dhe shqiptarët e të dyja anëve të lëvizin lirshëm, përcjell Syri.net.
"Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë.
Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!", shkruan Thaçi në postimin e tij.
Gjatë ditës së sotme, Thaçi u takua edhe me homologun Ilir Meta.