Kryetari i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.
Takimi po zhvillohet në ambjentet e selisë blu, ndërsa pjesëmarrës është edhe Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik.
Takimet mes Vasilit, Bylykbashit e Bashës kanë qënë të shpeshta gjatë këtyre ditëve.
Në fokus të bisedës është reforma zgjedhore, ndërsa ditët e fundit lideri i opozitës është takuar me të gjithë aleatët e tij.
Lëvizjet në kampin opozitar vijnë pas pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila u shpreh se, topi është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.