Dosja e Saimir Tahirit rikthehet për gjykim, dërgohet në SPAK

Premte, 26 June 2020 15:01

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës që mbushi Shqipërinë me drogë do të hetohet nga SPAK.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që çështja të rihetohet dhe rigjykohet nga Struktura e Posaçme e Antikorrusionit dhe Krimit të Organizuar.
Apeli ka prishur vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë.

Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë.

Por Shkalla e parë mendoi ta dënonte me vetëm punë në komunitet, një vendim skandaloz, kur për të njëjtat akuza, ish-drejtori i Policisë së Vlorës u dënuar me burg.

Ish-ministri i Ramës, Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë paraqitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vënë nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge dhe është hetuar edhe nga drejtësia italiane.

Gjithashtu Tahiri akuzohet edhe për korrupsion. Nga hetimet e drejtësisë italiane, Tahiri ka dalë në përgjimet e realizuara nga hetimi i kushërinjve të ish-ministrit, Habilajt e Vlorës.

Jo vetëm kaq, por në përgjime ka rënë edhe babai i Tahirit dhe nusja e tij.

Pati dyshime të forta se prokuroria nuk hetoi plotësisht lidhjet dhe udhëtimet e familjarëve të tij me grupin Habilaj në Itali dhe vende të tjera të Europës.

Gjatë hetimeve, prokuroria kërkoi që Saimir Tahirit t'i hiqej imuniteti i deputetit, por mazhoranca me drejtimin e Edi Ramës vendosën të kundërtën, duke e mbrojtur të akuzuarin për trafik droge.

Ky vendim, solli dhe reagime të shumta ndërkombëtare, duke dënuar vendimin e mazhorancës së Ramës.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama vonoi edhe me më shumë se 1 javë ti jepte leje prokurorisë për të kontrolluar banesën e ish-ministrit. Gjatë kësaj kohe, ish-ministrit dhe disa njerëz të tij të besuar, patën kohën e mjaftueshme për të pastruar gjithçka të dyshimte dhe kur prokuroria mbërriti në shtëpinë e tij, nuk gjeti asgjë.

Modifikuar më Premte, 26 June 2020 15:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...