Pse Piktori nuk e mbron UÇK’në nëpër qendrat e botës?!

Tuesday, 30 June 2020 14:25

Nga Kim Mehmeti

"Më pyesin se a e kam dëgjuar fjalimin e djeshëm të Presidentit të Kosovës? Po si mund të dëgjosh një fjalim patetik dhe përplot me ‘lot’, fjalimin e burrështetasit të cilit lotët e fëmijëve varfanjak dhe populli i vet i kujtohej vetëm kur i rrezikohet karriera politike, atëherë kur vetvetja i duket sa e gjithë UÇK’ja, kur nuk i duhemi më të copëtuar e të ndarë, por të bashkuar rreth fatit të tij politik, e të cilin e barazon me fatin e mbarë shqiptarisë?!

Pastaj më pyesin se ç’mendoj lidhur me vizitën e Piktorit në Kosovë?! Ç’mund të mendosh për mikun e ngushtë të Presidentit serb, për Kryeministrin e mëmëdheut tonë i cili, në vend që ta bind botën sa e turpshme dhe e pandershme është që luftëtarët shqiptarë të lirisë, t’i barazosh me kriminelët serb, ai ulurin në Kuvendin e vendit të vet dhe vjen në Kosovë që neve shqiptarëve të na bind në atë që e dinim para se ta kuptonte ai: se ai që i prekë vlerat dhe shenjtërinë e UÇK’së, ka prekur e dëmtuar mbarë shqiptarinë!
Dhe të jem i sinqertë: më duket se nga e keqja e papritur që i ra mbi qafë Presidentit të Kosovës - dhe që nuk besoj ta ketë gëzuar ndonjë shqiptar - duhet të jetë pikëlluar shumë edhe ‘zagari’ i dikurshëm i Sheshelit dhe Millosheviqit – Presidenti i sotëm i Serbisë?! Ai të cilit Piktori i ‘Rilindjes dhe Presidenti i Kosovës thuajse ia shpërlan të shkuarën e errët kriminale - atë të kaluar kur lëvdohej se për një serb të vrarë do likuidoj me qindra boshnjak - me çka e ngritën në rrafshim e shëmbëlltyrës të njeriut paqedashës dhe të dehur nga dashurisë ndaj shqiptarisë!"

Login to post comments