Nisma për ndryshimin e Kushtetutës/Maliqi:Firmëtarët janë vegël e Ramës, mblidhen te kafja jashtë Kuvendit për të bërë hesapet

Tuesday, 30 June 2020 15:02

Ndërsa një grup prej 28 deputetësh nga 3 grupe parlamentare të opozitës brenda sallës së Kuvenidt kanë ndërmarrë një nismë për ndryshimin e Kushtetutës, deputeti Lefter Maliqi del kundër tyre dhe ngre gishtin e akuzës nga kryeministri Rama.

I ftuar në studion e lajmeve në Neës 24, Maliqi tha se ata janë vegël e Ramës dhe përdoren nga ai për qëllime të ndryshme. Deputeti shkoi më tej kur tha madje se të gjitha “pazaret” mes tyre bëhen në kafen e Kuvendit.

“Kanë mbetur në sallë mbi 10 deputetë stoikë që nuk kanë pranuar të bëjnë marrëveshje me qeverinë e ti japin vota, 20 apo 25 të tjerë janë të kapur nga kalorësi i rilindjes. Opozita e re parlamentare është vegël e Ramës. Kur të dojë ky i ka 100 deputetë për çdo marrëveshje. Është lojë ajo e ndryshimeve Kushtetuese. Zoti Balla është parë në kafen jashtë Kuvendit, aty i bëjnë të gjitha marrëveshjet aty. Unë kam dalë zë kundër dua t’i shërbej interesave reale të vendit.
Edhe unë mund të bëja lojën e tyre, të pranoja ofertat, jo të paketa i kam pas. E gjithë kjo lojë për lista të hapura, por aty do vijnë dy drafte që i opozitës parlamentare dhe kjo e marrëveshjes në rezidencën ndërkombëtare, ndërkohë që ne jemi 10 apo 11 deputetë që do ta votojmë marrëveshjen me qëllim që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje”,- tha ai.

Modifikuar më Tuesday, 30 June 2020 15:04
Login to post comments