Rama mund të shtyjë zgjedhjet duke përdorur COVID-19? Përgjigjet Lulzim Basha, flet edhe për koalicionet parazgjedhore

Premte, 03 July 2020 21:58

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen.


Kjo përgjigje e tij erdhi teksa u pyet nga Arjan Çani, në emisionin “Zonë e Lirë” nëse do t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur si pretekst situatën e COVID-19.

Po ashtu, i pyetur se sa shanse ka që Rama sëbashku me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se i njeh Kushtetutë, duke lënë të nënkuptohet se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ka rrezik të shtyhen zgjedhjet që janë vendosur në 15 prill- 15 maj 2021?

Basha: Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedonine e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri.

Koalicionet parazgjedhore. Sa mundësi ka që Rama me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues dhe t’i pengojnë ato?

Basha:Koalicionet parazgjedhore janë në Kushtetutë për një arsye të thjeshtë sepse parashikohet si e drejtë themelore e drejta e asocimit, e bashkimit, njerëzit bashkohen për shkak të objektivave të ngjashme, etj. Këtu diskutimi për sistemin është mbyllur më 5 qershor, unë personalisht besoj se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë Kushtetuese që do forcojë llogaridhënien para qytetarëve.

Kjo do jetë një nga temat që do t’i shtojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme. Do forcojmë institucionet e kontrollit, kam propozuar një parlament me dy dhoma dhe një sistem mazhoritar të hapur. Këtu problemi nuk është sistemi, sistemi bie në pre e demokracisë shqiptare.

Kjo është të ndryshosh temën e diskutimit, mos të flasin për presionin që i bëhet votuesve, është thjesht një trup propagandistik, Rama do bëjë gjithçka për pushtetin e tij. Kemi njerëz (deputetë të opozitës parlamentare) që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me dy ose tre përjashtime. Pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i kanë falur borxhe, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg, këta përbëjnë në masë të madhe, s’po them të gjithë, këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare. Këta, që duhet të ishin më të interesuarit për koalicion, dalin e thonë që s’duan koalicion. Këta janë Edi Rama, që hedh gurin dhe fsheh dorën, është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. E para, këtu nuk kemi ardhur dhe PS detyrohet të kalojë amendamentet e kodifikuara pa ndryshime, përbën jo vetëm detyrimin e palës tjetër që ka nënshkruar këtë marrëveshje, por është edhe plotësimi i kushtit të parë që është vendosur nga BE.

E dyta, është që duke treguar një mospërfillje të tillë në rradhë të parë për zgjedhjet, për marrëveshjen, për aleatët, për Mike Pompeo-n, nqs ky për të kurorëzuar veten e vet mbret, në ditën më të zezë për PS për shkak të tij kryen një veprim të tillë, ky është një veprim i rrezikshëm për demokracinë. Unë natyrisht do të marr vendimet e mia, do jetë një vendim kritik. Kam besim se në PS ka një qartësim gjithmonë e në rritje që t’i shkosh mbrapa etjes për pushtet të Ramës do jetë fatale”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...