Hapja dhe zgjedhjet brenda PD/ Basha: Komiteti i Seleksionimit të Kandidatëve, një model britanik

Premte, 03 July 2020 22:38

I ftuar në 'Zonë e Lirë', kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur edhe mbi procesin e hapjes në Partinë Demokratike.  

“PD është e hapur dhe nuk ka qenë kurrë e mbyllur. Kjo s’do të thotë që hapja është të vish e të bëhesh deputet. PD ka prej 30 vitesh qindra mijëra simpatizantë e militantë e votues që e kanë mbështetur. Hapja do të thotë që do jetë një parti që do përthitë gjithë mendimin brenda spektrit të saj. Është e hapur për këdo që ndan plotësisht apo pjesërisht këto vlera me PD. E reja në këto javët e fundit, kemi nisur një proces që e premtova si kryetar, që anëtarësia do ketë një rol domethënës. Në këtë moment që flasim ne, po zhvillohen mbledhjet për 40 a 50 qytete të Shqipërisë për zgjedhjen nga anëtarësia për kandidatë të mundshëm. Është një proces që nis me propozime dhe përzgjedhje nga anëtarësia”, ka thënë Basha.

 
 

“Ka një risi ose veçanti, që anëtarësia e PD jep votë negative, heq qafe. Këtë nuk e kuptova. E para është kjo, për votën negative, e dyta 20% i listave që mban kryesia, prurje të reja totalisht. Kjo m’u duk interesante, por ajo që nuk kuptova unë, është kë 20% zgjedh kryesia dhe ku qëndron ky 20%, në fillim, në mes apo fund të listës? Në cilën fashë të renditjes do jetë 20%? Dhe pika e tretë, pasi lista është bërë, kush e bën rradhitjen? Rradhitja është e pashpjegueshme”, e ka pyetur Arjan Curi Bashën. 

 
 
 

“Kjo është një risi, nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri dhe në Ballkan. Janë kontaktuar njerëz me përvojë politike, etj. Komiteti i Seleksionimit të Kandidatëve është një model britanik. Kemi një kryesi që propozon emrat, kemi formularin e vetëdeklarimit. Më pas kontrollohet nëse kandidatët i plotësojnë vërtet këto kritere. Ky komision, ata që i konsideron se i plotëson këtë kriter, ia kthejnë prapë anëtarësisë së PD. Është më e vështirë të bësh fushatë negative me kandidatët e vet. I rradhit kryesia listat. Për sa kohë vendimmarrja është e përqëndruar, ne e hapim vendimmarrjen. Është më e vështirë të manipulosh vendimmarrjen kur janë shumë persona. Ky është demokratizimi. Bëhet fjalë për kuota të ndryshme, përfaqësues të akademisë, të diasporës. Në fillim edhe unë isha kundër, më dukej si një ndërhyrje në procesin që kisha kërkuar prej fillimit. Por ishte një konsensus unanim. Nëse kjo ka sukses, shërben edhe për t’u thënë edhe partive të tjera në rajon, se është një rrugë për të shmangur ndërhyrjet dhe drejt rrugës së demokracisë”, është përgjigjur Basha.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...