Presidenti i Republikës ka përshendetur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kroaci të shqiptares Ermina Lekaj-Përlaskaj.
“Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate”,shkruan Meta në një shenim në faqen e tij në facebook.
Ja postimi i plotë:
Shumë i gëzuar nga lajmi për fitoren e mandatit të deputetes në Parlamentin e Kroacisë, për herë të tretë, të znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj.
Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.
Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t'i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.