Basha: Prishja e Teatrit Kombëtar, akt lufte. Le t’a presin zjarrin e luftës në dyert e Surrelit
Sot qytetarët panë dhe dëgjuan se si Rama hodhi poshtë Marrëveshjen me Opozitën reale në Shqipëri. U pa se si nervat e kishin lëshuar Edi Ramën, aq sa tha se nuk pyeste shumë për ndërkombëtarët që bëjnë presion që Marrëveshja e firmosur të votohet dhe të mos preket asnjë presje, ndërkohë që deri dje nxirrte të huajt si barrikadë ndaj akuzave të opozitës.
Kjo tregon se edhe disa ndërkombëtarë që e mbronin tashmë e kanë shitur, se kanë parë se nuk mbrohet më. Ndaj zemërimi i kryeministrit ishte dhe si inat ndaj tyre kur tregoi se ai ishte i pavarur në vendimet e tij, se gjoja i intereson populli shqiptar dhe socialistët.
Por sa i do socialistët e tregoi fakti që nxori Lulzim Basha kur tha se Rama prej muajit prill të këtij viti i çon fjalë për të bërë koalicion të madh bashkë, ku Basha bëhet kryeministër dhe Rama kalon President Republike. Pra i shiti socialistët dhe PS-në vetëm që të shpëtojë, sepse e di se zgjedhjet do t’i humbasë thellë.
Por humbja mund të sjellë SPAK-un te dera, e ndaj duhet një post në këmbim të dhënies së pushtetit te demokratët.
Sipas Lulzim Bashës, kryeministri insiston që kreu demokrat të bëhet kryeministër, kurse Kryetari i PS-së të kalojë në Presidencë, në vend të Ilir Metës. Ndaj poshtërsia qenka gatuar prej një viti derisa krijuan Komisionin Hetimor Parlamentar ndaj Ilir Metës. Komisioni i Venecias i dha të drejtë Metës, por falë vendosmërisë së tij, nuk u lejua që Rama të merrte Kushtetuesen, e cila do të ishte mburojë nesër për Ramën si President Republike. Llogaritë e pista të kryeministrit u nxorën sot në publik nga Lulzim Basha, që e ka refuzuar këtë pazar të ndyrë. Basha e provoi në maj 2017 dhe ia futi Rama pabesisht.
Publikimi i ofertës së Ramës ndaj kreut demokrat për postet dhe bashkëqeverisje tregoi se sa e vret mendjen kryetari i PS-së për deputetët socialistë nesër, për ministrat e sotëm, të cilët nesër i shet për burg në këmbim të ruajtjes së karriges për vete dhe mos prekjes nga SPAK-u.
Por pas kësaj që doli publikisht, ku socialistët tradhtoheshin nga lideri i tyre si ka mundësi që nuk reagojnë Ditmir Bushati, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Bashkim Fino, dhe sidomos Gramoz Ruçi.
Apo të gjithë po turren të rregullojnë bythën e tyre, sepse pushteti po ikën dhe të paktën të mos hyjnë në burg!