Duke folur në edicionin e Pasdites në SYRI TV, gazetari dhe analisti Andi Bejtja është shprehur se sot kanë dalë hapur dy koalicione në vend.
Sipas Bejtjes, koalicioni i parë është ai i Edi Ramës me Myslym Murrizin dhe i dyti është ai i opozitës me BE-ne dhe SHBA-në.
‘Në kohën kur Edi Rama ishte duke ngritur pengesën e marrëveshjes, sot u përvijuan dy koalicione, ai i Edi Ramës me Myslym Murrizin dhe ai i BE-së dhe SHBA-së me opozitën’, deklaroi drejtori i SYRI TV, Andi Bejtja.